Lajme
Aargau: Mbi 50 raportime për policë të rremë, në vetëm dy ditë
Megjithatë, kriminelët e prezantuar si policë, nuk kanë mundur të gjenin asnjë viktimë
Kohëve të fundit në Zvicër ka një rritje të theksuar të numrit të mashtruesve që paraqiten në rolin e policëve, me dynimin për të përfituar materialisht nga naiviteti i qytetarëve, kryesisht të moshuar që bien viktimë e tyre.
Por, kjo që ka ndodhur në Kantonin Aargau është diçka që tejkalon gjithë këtë. Policia e kantonit të Aargaut ka marrë mbi 50 raportime për policë të rremë vetëm të premten dhe të shtunën, njofton Agjencia e Lajmeve e Zvicrës, SDA.
Megjithatë, kriminelët e prezantuar si policë, nuk kanë mundur të gjenin viktima.
Më shumë se 50 thirrje u raportuan nga lindja e kantonit, zona e Baden dhe Brugg, ka raportuar policia e kantonit Aargau të shtunën, trasnmeton albinfo.ch. Shablloni i këtij mashtrimi njihet prej kohësh, shkruan policia.
Telefonuesit pretendonin se ishin policë dhe donin t’i bindnin të thirrurit se ishin në shënjestër të hajdutëve. Prandaj, sipas tyre, ata duhet t’i dorëzojnë gjërat me vlerë dhe paratë e tyre në polici për të qenë të sigurt.
Me këtë rast policia këshillon që të mos u jepen kurrë para ose sende me vlerë të huajve të panjohur, edhe nëse ata tingëllojnë shumë të besueshëm në telefon, përcjell albinfo.ch. Kjo, edhe për faktin se policia nuk kërkon kurrë që të marrë para ose sende me vlerë për t`i ruajtur.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh Nga 18 deri më 20 shtator 2026 në Spezzano Albanese mbahet takimi që feston historinë, artin,... -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












