Lajme
Mijëra njerëz demonstrojnë në Bernë për iniciativën e infermierisë
Organizatorët nga Aleanca e Punëtorëve Shëndetësorë vlerësojnë se kanë qenë rreth 5000 pjesëmarrës në tubim
Katër javë para votimit federal, punonjësit e shëndetësisë demonstruan në Bernë në një tubim për kushte më të mira pune dhe një po për iniciativën e përkujdesjes shëndetësore (infermierisë).
Organizatorët nga Aleanca e Punëtorëve Shëndetësorë vlerësojnë se kanë qenë rreth 5000 pjesëmarrës në tubim, shkruan srf.ch.
Si pjesë e tubimit, profesionistë të shëndetësisë nga të gjitha pjesët e vendit kanë raportuar se si e përjetojnë ata “gjendjen emergjente” në fushën e tyre, në jetën e përditshme, transmeton albinfo.ch. Aktualisht ka 11,000 vende të lira në infermieri, gjë që çon në presion të madh dhe në humbje të cilësisë, që përbën rrezik për pacientët.
Fjalimet kanë promovuar votiminnë favor të iniciativës së kujdesit. Një ofensivë e thjeshtë në drejtim të ngritjes së kualifikimit, siç parashikohet në kundërpropozimin indirekt, nuk mjafton, thonë ata.
“Çfarë dobie ka nëse më pas do ta lënë punën shumë njerëz ?” ka pyetur një folës. Është e nevojshme një reformë thelbësore në sistemin shëndetësor. Në pankartat dhe tabelat ndër të tjera shkruhej: “Ne do t’ju shpëtojmë – na shpëtoni”, “Stop burnout-it dhe rraskapitjes” ose “Duartrokitja nuk mjafton”.
Aleanca e personelit shëndetësor, së cilës i përkasin më shumë se 10 shoqata dhe sindikata profesionale, përfshirë edhe shoqatën profesionale të grave dhe burrave infermiere/ë (SBK), ka bërë thirrjen për tubim.
Iniciativa e përkujdesjes (infermierisë) e nisur nga SBK kërkon që Konfederata dhe kantonet të sigurojnë kujdes të mjaftueshëm dhe cilësor që është i qasshëm për të gjithë, përcjell albinfo.ch. Qeveria federale duhet të rregullojë kushtet e punës në spitale, shtëpi dhe organizata Spitex në mënyrë të detyrueshme. Këtu përfshihet edhe niveli i pagave.
Nisma në fjalë konsiderohet e tepruar nga Këshilli Federal dhe një shumicë në parlament. Një kundërpropozim indirekt parashikon që qeveria federale dhe kantonet të investojnë rreth një miliard franga në trajnimin e personelit infermieror gjatë tetë viteve të ardhshme. Kundërpropozimi do të hynte në lojë nëse iniciativa refuzohej.
Demonstrimet ndër-sektoriale në pesë qytete
Disa mijëra punonjës ndërtimi dhe sektorë të tjerë kanë demonstruar në Bernë, Olten, Cyrih, Gjenevë dhe Bellinzona për më shumë paga, respekt dhe solidaritet, transmeton albinfo.ch. Ata kërkuan njohjen e arritjeve të tyre në pandeminë Covid-19.
Thirrjen për këto demonstrata e ka bërë Sindikata Unia. Siç njofton ajo, demonstruesve nga sektori i ndërtimit u janë bashkuar edhe punëtorë nga kujdesi shënetësor shitja dhe logjistika.
Të gjithë ata kanë punuar pa u lodhur në vijën e parë gjatë pandemisë. Edhe pse popullata ka duartrokitur për ta, kushtet e punës sipas Unia nuk kanë ndryshuar.
Pjesëmarrës, edhe shqiptarët
Në kuadër të këtyre demonstrimeve janë parë edhe pankarta të shkruara në gjuhën shqipe, të bartura nga grupi i aktivistëve shqiptarë të sindikatës Unia.
Të ngjashme
Opinione tjera
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













