Lajme
Hava Misimi është zgjedhur “Brokerja e re e vitit 2021” në Gjermani
Çmimi i parë, i cili përfshin në vete 10,000 euro, shkoi për blogeren, kolumnisten, autoren e librave dhe themeluesen e Yfinance GmbH Hava Misimi
Agjentët e rinj të vitit 2021 janë nderuar me çmime në panairin e financave dhe sigurimeve DKM. Vendi i parë dhe me këtë edhe çmimi prej 10.000 eurosh i takoi Hava Misimit, shkruan versicherungsjournal.de.
Marie Christina Schröders dhe Alexander Teßmann pasojnë në vendin e dytë dhe të tretë.
Për herë të njëmbëdhjetë, BBG Betriebsberatungs GmbH ka shpallur çmimin “Young Broker” për profesionistët e rinj nën moshën 40 vjeçare, trasnmeton albinfo.ch. Konkursi mbështetet nga 46 sponsorë nga fusha e financave dhe e sigurimeve.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve, e moderuar nga drejtori menaxhues dhe drejtuesi i panairit të BBG, Konrad Schmidt, është zhvilluar mbrëmë, të enjten si pjesë e panairit të DKM Forum në Dortmund.
Hava Misimi është “brokerja” e re e vitit
Çmimi i parë, i cili përfshin në vete 10,000 euro, shkoi për blogeren, kolumnisten, autoren e librave dhe themeluesen e Yfinance GmbH Hava Misimi.
Jan Roß, Shef sektori i brokerëve të “Zurich Group” për Gjermani, vendimin për t`i ndarë çmimin e parë Misimit, si më poshtë: Fituesja elokuente dhe simpatike jo vetëm që ofron produkte financiare, por edhe njohuri financiare, përcjell albinfo.ch. Ajo ka një përgjigje për të gjitha pyetjet dhe madje edhe “ujqërit e vjetër” mund të mësojnë diçka në blogun e saj falas.
Si vajzë e prindërve refugjatë nga Kosova, Hava, e lindur në vitin 1994, jeton në Marbach am Neckar.
Ajo këshillon ndërmarrjet dhe zotëron aksione dhe pasuri të paluajtshme.
Që nga fillimi i vitit 2018, ajo u ka shpjeguar të rinjve botën e financave në blogun e saj shumë të njohur “Femance”.
E-Diaspora
-
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie Njëri prej rasteve po hetohet edhe si tentativë vrasjeje, pasi në shtëpinë e përfshirë nga zjarri... -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara -
Nis mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Bietigheim-Bissingen
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











