Lajme
Paris: Mbahet ekspozita me veshje të dekoruara me çokollatë

Një pasarelë e veçantë mode nisi në Paris. Modele të veshura me fustane transparente, të ‘qëndisura’ me çokollatë dhe frymëzim nga piktori Pikaso, janë kryefjala e kësaj ekspozite.
E titulluar ndryshe ‘Rilindja’, ky është edicioni i 26-të, por hera e parë që zhvillohet që pas pandemisë.
“Prodhuesi im i çokollatës u frymëzua nga Picasso, duke i bërë homazhe pikturës ‘Guernica’, kështu që mund të gjesh shumë imazhe dhe simbole të fshehura në fustan, është mbresëlënëse. Mendoj se është i vetmi fustan në shfaqje i bërë tërësisht çokollatë, dhe peshon 12 kg, puna e bërë është e pabesueshme”, u shpreh modelja Lea Francois.
Çdo vit, mijëra vizitorë dynden në ‘Parc des Expositions’ në Paris për të parë shtandet e 280 ekspozuesve të pranishëm.
Vizitorët do të gjejnë çokollatë, ëmbëlsira, vende prodhuese të kakaos dhe artizanë të tjerë nga e gjithë bota.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Udhëtarë nga Gostivari bllokohen 15 orë në Austri pas defektit të autobusit, kompania nuk reagon Një grup udhëtarësh që po ktheheshin nga Gostivari drejt Gjermanisë kanë mbetur të bllokuar për rreth...
-
Piloti kosovar në qiellin ndërkombëtar, Lirik Qerimi licensohet për Boeing 737
-
Afro dy ore pritje në dalje të pikës Merdarë dhe Dheu i Bardhë
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
Jeta në Austri
-
Dhoma e Punës e Austrisë paralajmëron për mbikëqyrjen e punës përmes aplikacioneve Dhoma e Punës e Austrisë paralajmëron se aplikacionet e punës mund të ushtrojnë presion dhe monitorojnë...
-
Austri: Bletarët paralajmërojnë për mjaltin e rremë në supermarkete
-
Austria heq tendat kufitare ndërsa migrimi bie
-
Deri në 36°C: Ditë të nxehta përpara në të gjithë Austrinë
-
Borxhi i Austrisë po rritet, rritja mbetet e ulët