CH-Ballkani
Shtetet e mëdha evropiane ankohen për ato ballkanike, rreth keqpërdorimit të vizave
Raste të tilla ka pasur me shtetas edhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor si Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, por edhe nga Moldavia, Ukraina dhe Gjeorgjia
Disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian janë të shqetësuara për numrin e madh të personave që nuk plotësojnë kushtet për të aplikuar për azil, që vijnë nga shtetet, për të cilat BE-ja ka hequr regjimin e vizave.
Në një dokument të brendshëm të Presidencës sllovene të BE-së, që është përgatitur me kërkesë të shteteve anëtare, përmenden shembuj të shumtë të keqpërdorimit të udhëtimit pa viza dhe kërkesave të pabazuara për azil. Raste të tilla ka pasur me shtetas edhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor si Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, por edhe nga Moldavia, Ukraina dhe Gjeorgjia.
Von Cramon kritikon Francën për qëndrimin rreth heqjes së vizave për Kosovën
Franca është ankuar për numrin e madh të azilkërkuesve nga Shqipëria. “Ne ndajmë vlerësimin e Komisionit Evropian, posaçërisht në rastin e Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, për të cilat, liberalizimi i vizave ka shkaktuar një rritje të madhe të migrimit ilegal dhe kërkesave të pabazuara për azil në Francë”, kanë thënë autoritetet e Francës.
Franca ka shprehur shqetësim edhe për politikën e vizave të Serbisë për vendet e treta dhe ka kërkuar që të punohet me Beogradin, që të përshtatë politikat e tij me ato të BE-së, raporton Evropa e Lirë, përcjell albinfo.ch.
Edhe më herët, disa shtete të BE-së kishin tërhequr vërejtjen se ardhja pa viza apo edhe me viza e qytetarëve të vendeve të treta në Ballkanin Perëndimor, paraqet rrezik për migrim ilegal në BE. Shteti i Francës ka përsëritur këto shqetësime. Disa shtete kanë kërkuar që përshtatja e politikës së vizave për shtetasit e huaj me politikën e BE-së të bëhet një prej kushteve që mund të çojë deri në suspendimin e liberalizimit të vizave. Republika Çeke dhe Belgjika kanë shprehur shqetësim për rritjen e madhe të azilkërkuesve nga Maqedonia e Veriut dhe Moldavia. Ndërkaq, Austria ka shprehur shqetësim edhe për ardhjen e shtetasve të Bangladeshit në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të cilët më pas hyjnë në shtetet e BE-së. Edhe Berlini ka shprehur shqetësime për shkeljen e rregullave në Gjermani nga shtetasit e huaj. Këto raste janë në rritje sidomos për qytetarët nga Shqipëria dhe Serbia, që kryesisht kanë të bëjnë me qëndrim në shtet më shumë se 90 ditë, aq sa është e lejuar sipas rregullave të liberalizimit të vizave.
Gjermania ka kërkuar nga Komisioni Evropian që “opsioni i suspendimit të liberalizimit të vizave të jetë real”.
BE-ja kundër migrimit të pakontrolluar nga Afganistani
Bashkimi Evropian ka në fuqi të ashtuquajturit “mekanizma për suspendimin e liberalizimit të vizave”, por kjo deri më tash nuk është përdorur. Më 2019, Holanda kishte kërkuar që të kthehej regjimi i vizave për Shqipërinë, por ky propozim nuk kishte kaluar pasi Komisioni Evropian kishte vlerësuar se nuk kishte kushte për një gjë të tillë. Sipas mekanizmave që ka në fuqi BE-ja, vizat mund t’iu hiqen atyre shteteve nga të cilat ka rritje të migrimit ilegal, keqpërdorimit të së drejtës për qëndrim pa viza dhe të cilat nuk ndërmarrin masa për të adresuar këto probleme. Disa shtete anëtare të BE-së kanë më shumë probleme me qëndrimet ilegale dhe azilkërkues nga vendet e Evropës Lindore, të cilave u janë hequr vizat ,si Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia, ndërsa tjerat me vendet e Ballkanit Perëndimor, sidomos me Shqipërinë dhe Serbinë.
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ofron shërbim konsullor për qytetarët në nevojë Qytetarët që nuk mund të udhëtojnë në Shqipëri ose të paraqiten fizikisht pranë Ambasadës mund të... -
Federata e Futbollit e Kosovës organizon kamp seleksionues për talentët e diasporës në Gjermani -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare
Jeta në Austri
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç













