Lajme
Greqia blen nga Franca avionë dhe anije luftarake në vlerë 3 miliardë euro
Pas përplasjes diplomatike me Australinë dhe SHBA-në për shkak të paktit Aukus, Parisi kërkon të forcojë lidhjet ushtarake brenda Evropës.
Presidenti francez, Macron, dhe kryeministri grek, Mitsotakis, do nënshkruajnë sot një marrëveshje të mbrojtjes, e cilësuar një akord historik dhe një nga më të mëdhatë të nënshkruara në 40 vjetët e fundit në Greqi.
Marrëveshja e re përfshin angazhimin e Greqisë për të blerë anije dhe avionë luftarakë me vlerë afërsisht 3 miliardë euro, si dhe një klauzolë për ndihmën reciproke të mbrojtjes.
Marina greke ka kërkuar prej kohësh të përditësojë flotën e saj, duke blerë fregata të reja dhe duke modernizuar ato ekzistueset.
Nevoja për një ndryshim të tillë u theksua vitin e kaluar, kur Greqia u përball me një sërë tensionesh me Turqinë në Detin Egje dhe Mesdheun Lindor./Euronews
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














