Lajme
Vritet kosovari 20 vjeçar në një zënkë në pompën e benzinës
Më shumë se një duzinë të rinjsh të përfshirë në konflikt janë njerëz nga Siria, Iraku, Maqedonia e Veriut dhe Zvicra
Në një mosmarrëveshje në një pikë karburanti në zonën Schäracher, Kantoni i i Lucernit, një 20-vjeçar ka vdekur nga plagët e marra. Të paktën gjashtë persona janë dërguar në kujdesin spitalor, disa janë të plagosur rëndë. Policia ka arrestuar disa persona.
Sic raporton Luzernerzeitung, të shtunën, në mbrëmje rreth orës 19:15, disa persona kanë sulmuar njëri -tjetrin në parkun industrial Schäracher në Geuensee, transmeton albinfo.ch. Një 20-vjeçar kosovar ka humbur jetën në konfrontimin e dhunshëm, pas plagëve që ka marrë, ka njoftuar të dielën policia e Lucernit.
Sipas gjetjeve fillestare, gjatë zënkës janë përdorur objekte të ndryshme. I pyetur nga gazeta, Christian Bertschi, shef për komunikim në policinë e Lucernit, nuk mund të thoshte nëse janë përdorur thikat si armë.
Arsyeja që solli te mosmarrëveshja është subjekt i hetimit të policisë. Sipas policisë, më shumë se një duzinë të rinjsh të përfshirë në konflikt janë njerëz nga Siria, Iraku, Maqedonia e Veriut dhe Zvicra, përcjell albinfo.ch. Policia ka arrestuar disa persona mbrëmjen e së dielës.
Rrjedha e saktë e krimit është e ende paqartë. Prandaj policia e Lucernit po kërkon dëshmitarë. Njerëzve që kanë bërë vëzhgime në lidhje me konfliktin u kërkohet të raportojnë në policinë e Lucernit në 041 248 81 17.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














