Shqipëria
Tirana, qyteti me çmimet më të mira të Evropës, vlerësojnë pushuesit britanikë
Tirana është listuar e para ndër kryeqytetet më të përballueshme europiane për të kaluar një fundjavë. “Post Office Travel Money” analizoi çmimet në 40 qytete të ndryshme evropiane për Barometrin vjetor të kostove të qytetit, ku Tirana renditet në krye si qyteti me çmimet më të mira të Evropës për pushuesit britanikë, transmeton Atsh, përcjell Albinfo.ch.
Studimi britanik, i cili është publikuar edhe në mediet vendase, ka arritur në këtë përfundim pasi krahasoi koston e artikujve tipikë të pushimit në 40 qytete të ndryshme, duke përfshirë një sërë pijesh, një darkë me verë për dy persona, akomodimin dy netë në një hotel me tre yje, si dhe shëtitjet në qytet dhe vizitat në atraksione të ndryshme turistike, si muzetë dhe galeritë.
Studimi zbuloi se kostoja përfundimtare që dy personave do t’u duheshin për të kaluar një fundjavë në Tiranë ishte vetëm 132.41 paund.
Qyteti i dytë më i lirë është renditur Katovica, e ndjekur nga Vilnusi në vendin e tretë, Lisbona dhe Riga që mbyll Top 5. I fundit në listë, pra qyteti më i shtrenjtë europian për të kaluar një fundjavë, është Oslo në Norvegji.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












