Lajme
Shqetësime milionerësh: Mund t’u trashëgojnë fëmijëve ‘më shumë’ para seç duhet
Personalitete të njohura, si Daniel Craig, apo sipërmarrës si Warren Buffett dhe Kevin O’Leary, nuk janë të vetmit që ndajnë shqetësimin se ekziston mundësia t’u lënë fëmijëve të tyre më shumë para seç duhet pas vdekjes.
Milionerët po merakosen gjithnjë e më tepër se pasardhësit e tyre nuk do t’i meritojnë plotësisht pasuritë e ngritura nga ata prej vitesh.
Këto nuk janë vetëm histori personale, por përfundimet e një studimi të kryer nga kompania e konsulentëve financiarë The Motley Fool, të cilët kryen një sondazh me 2,000 pjesëmarrës – të klasifikuar si individë me të ardhura neto që i kalojnë $1 milionë dollarë – duke i pyetur rreth qëndrimeve që ata mbajnë ndaj trashëgimive.
Mes shqetësimeve kryesore të pjesëmarrësve në sondazh ishte mundësia se mund t’u linin trashëgimtarëve më tepër para seç duhet – që prekte diku rreth 67% të të intervistuarve.
Shqetësime të shumta kishte edhe rreth pasojave që mund të kishte lënia e një trashëgimie kaq të madhe, përfshi mundësinë se kjo pasuri do të mund të “përdorej në mënyrë të papërgjegjshme” apo se ajo “mund t’i shtynte përfituesit të bëheshin dembelë”.
“Përveç se po ndërgjegjësohen gjithnjë e më tepër, këta biznesmenë të suksesshëm po konsiderojnë gjithnjë e më tepër lënien mbrapa të trashëgimive me kushte të cilat kanë qëllim t’i nxisin fëmijët e tyre të marrin mbi vete vlera, të cilat ata i mendojnë të rëndësishme, si orët e gjata të punës, dalja me rezultate të mira në shkollë apo gjetja e një karriere të mirë”, u shpreh Jack Caporal, analist studimesh.
Gjithsesi, pavarësisht shqetësimit të përbashkët rreth sasisë së trashëgimisë që duhet të linin mbrapa, 60% e tyre mendonin se është “shumë e rëndësishme” t’u linin fëmijëve një trashëgimi të bollshme dhe rreth 34% planifikonin t’u linin atyre 50% ose më tepër nga pronat dhe asetet e tyre.
E-Diaspora
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet













