Lajme

BAG: 2894 raste të reja me Covid, në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, 2894 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, transmeton albinfo.ch.

Po ashtu, numri i testeve të kryera ishte i lartë, 37,680.

BAG gjithashtu raporton 11 vdekje në lidhje me koronavirusin. 98 persona të tjerë u shtruan në spital. /Albinfo.ch