Kosova
Spitalet në Kosovë, në prag të limiteve
Aktualisht Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) është duke u përballur me fluks të madh të pacientëve të dyshuar se janë me COVID-19, thotë drejtori i këtij shërbimi, Valbon Krasniqi.
Sipas tij, më 30 gusht në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe në shtatë spitalet e përgjithshme rajonale kanë qenë të shtrirë 1.284 pacientë, ndërkohë që, siç thotë ai, ky numër mund të rritet.
Puna e spitaleve dhe klinikave që trajtojnë pacientët me COVID-19, siç thotë Krasniqi për Radion Evropa e Lirë, është vështirësuar për shkak se fluksi i pacientëve është shënuar brenda një periudhe të shkurtër kohore.
Përveç në dy ditët e fundit, sipas tij, në 10 ditët paraprake, për çdo ditë janë evidentuar rreth 80 pacientë të rinj të prekur nga COVID-19, të cilët janë shtrirë dhe marrin trajtim spitalor nëpër klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme rajonale. Kapacitetet për pranimin e pacientëve me COVID-19, siç thotë ai, janë në prag të limiteve.
“Në shumicën e spitaleve të përgjithshme, sikurse edhe në klinikat e QKUK-së, situata është shumë e rënduar për faktin se jemi detyruar që shumë shërbime të tjera të pezullohen dhe të zëmë shtretërit për pacientët me COVID-19. Në disa spitale, madje kemi filluar që edhe dhomat e personelit shëndetësor t’i shndërrojmë në dhoma për pacientë, siç është rasti në spitalin e Gjilanit dhe në spitalin e Ferizajt. Po ashtu, në QKUK, tashmë kemi pesë klinika që janë shndërruar tërësisht në njësi për COVID-19”, tha drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi./Rel
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?














