Kosova
Mërgimtarë të sëmurë rëndë me Covid në Kosovë, pritet të transportohen në klinikat zvicerane
Ambulanca ajrore e Zvicrës “Rega” gjatë gushtit aterroi 21 herë në Prishtinë
Turistët zviceranë nga Kosova që vuajnë nga korona do të fluturojnë në Zvicër, për shërim.
Mediat zvicerane raportojnë se spitalet janë të mbingarkuara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Disa prej banorëve të saj po trajtohen në Qendrat shëndetësore kosovare, por se shumë shpejtë të gjithë do të transportohen në klinikat zvicerane, për të trajtuar virusin, transmeton albinfo.ch.
Edhe qendrat shëndetësore kantonale në Zvicër janë të mbingarkuara, prandaj numri i shtretëve është i limituar.
“Në 80 për qind të rasteve janë pacientë me Covid,” thotë për 20 min Gregor Tuor, zëdhënës i Medicall AG. Shumica prej tyre u sëmurën gjatë pushimeve të tyre në Ballkan.
Shumë mërgimtarë të ardhur nga Zvicra në Kosovë, po sëmuren rëndë nga virusi korona. Ata po dërgohen në Zvicër nga “Rega”, një kompani e specializuar për bartjen e pacientëve.
“Rega” është një kompani ajrore zvicerane që disponon me avionë specialë për bartjen e pacientëve që sëmuren edhe jashtë Zvicrës. Vetëm gjatë gushtit, ambulanca ajrore “Rega” ka aterruar në aeroportin e Prishtinës 21 herë për të marrë pacientët e sëmurë nga koronavirusi.
Në Shkup “Rega” ka aterruar 9 herë, pastaj në Beograd dhe në Napoli dhe Brindizi (nga 4 herë). Referuar portalit “Flightradar24” (jo zyrtarisht nga Rega) thuhet se Prishtina i prin listës me 21 aterrime. Për albinfo.ch nga Rega e kanë konfirmuar se kanë realizuar fluturime për Prishtinë dhe Shkup, por nuk kanë refuzuar të tregojnë numrin e fluturimeve me arsyetimin se kompania e tyre merret me evakuimin e pacientëve nga e tërë bota. Edhe Aeroporti i Prishtinës nuk ka informata për aterrimin e Aeroplanëve të Rega në Prishtinë.
Spitalet zvicerane po ankohen mbi numrin e madh të të hospitalizuarve. Shumë prej tyre janë me origjinë migracioni. Dhe shumë prej tyre janë në gjendje aq të rëndë, saqë po mbahen gjallë nga makina e mushkërive.
Theksohet se të gjithë pacientët janë të pavaksinuar.
“100 pacientë nga Kosova presin të riatdhesohen”
Në fundjavë, një spital më i madh nga kantoni i Cyrihut gjithashtu paralajmëroi mjekët e urgjencës. “Në Prishtinë, 100 pacientë presin të riatdhesohen. 40 prej tyre duhet të jenë në kujdes intensiv », shkruan 20 minute.
Zvicra duhet ta mbështesë Kosovën me doza vaksinimi
Politikanët shëndetësorë i bëjnë thirrje Zvicrës të veprojë. «Zvicra duhet të përpiqet, aq sa është e mundur, për të riatdhesuar njerëzit e sëmurë rëndë nga Kosova. Nëse është e nevojshme, edhe në bashkëpunim me vendet e tjera evropiane, ”thotë Këshilltarja Kombëtare e PS Barbara Gysi, transmeton tutje albinfo.ch.
Në këtë moment, bëhet fjalë për shëndetin e këtyre njerëzve dhe jo për fajësimin, tha Gysi. “Përveç kësaj, Zvicra duhet të mbështesë shtetin kosovar me doza vaksinimi, pasi ka shumë pak doza vaksinimi në dispozicion.”
Të hënën Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar për 6198 infektime të reja brenda 72 orëve në Zvicër. Prej tyre edhe 8 raste të vdekjes dhe 125 hospitalizime./Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten













