Kosova
Masat e reja në Kosovë, nga sot hyn në fuqi kufizimi i lëvizjes
Sot hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID të marra nga Qeveria e Kosovës. Ato do të jenë në fuqi deri më 13 shtator, përcjell albinfo.ch.
Theksohet se vendimi për masat e reja është marrë të shtunën në mbledhjen e 32-të të Qeverisë së Kosovës.
Në mesin e masave që janë marrë në mbledhjen e Qeverisë është shtyrja e fillimit të vitit shkollor deri më 13 shtator, më pas kufizimi i orarit të gastronomisë deri në orën 21:30 dhe vetëm në ambiente të hapura, si dhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në ora 5 të mëngjesit.
Po ashtu qytetarët që hyjnë në Kosovë duhet të kenë dëshmi të vaksinimit, test PCR në 72 orët e fundit apo test serologjik në 30 ditët e fundit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











