Kosova
Kosovë: Shtyhet fillimi i vitit të ri shkollor
Pas konsultimit me komunat e vendit, Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka vendosur të aplikojë masa të reja kufizuese pas rritjes së infektimeve me COVID-19.
Në kuadër të tyre, qytetarët nuk do të lejohen të qarkullojnë nga ora 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit.
Masat e reja kanë prekur edhe sistemin shkollor. Viti i ri shkollor është vendosur të shtyhet deri më 13 shtator, në varësi të prirjes së pandemisë.
Kufizime do të aplikohen edhe në sektorin e gastronomisë, ku subjektet do të lejohen të punojnë në ambiente të jashtme deri në 21:30 të mbrëmjes.
Drejtor ekzekutiv i Asiciacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, tha për Euronews Albania se në diskutim me ministrin Arben Vitia është rënë dakord që të shtohen 1116 personel në sektorin e shëndetësisë për të bërë menaxhimin e situatës.
Po ashtu është vendosur që deri më 13 shtator institucionet e vendit të punojnë me staf esencial. Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë 16 persona humbën jetën dhe mbi dy mijë të tjerë rezultuan pozitivë me koronavirus.
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














