Lajme
Zvicër: 3,212 infeksione dhe 7 raste të vdekjes në 24 orët e fundit
Me trendin aktual, mesatarja 7-ditore e infeksioneve të reja dyfishohet afërsisht çdo 43 ditë. Incidenca 14-ditore është 384.13
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar 3,212 raste të reja që ishin testuar pozitive për koronavirusin në 24 orët e fundit.
Kjo e vë mesataren 7-ditore në 2533 në ditë, që është 12 për qind më shumë se në javën e kaluar, shkruan srf.ch.
Me trendin aktual, mesatarja 7-ditore e infeksioneve të reja dyfishohet afërsisht çdo 43 ditë, transmeton albinfo.ch. Incidenca 14-ditore është aktualisht 384.13.
BAG raporton 131 shtrime të reja në spitale. Mesatarja 14-ditore është 58 shtrime në spital në ditë ose 43 përqind më shumë në krahasim me javën e kaluar.
830 persona aktualisht janë duke u trajtuar në spitale për Covid-19 ose 40 për qind më shumë se në javën e kaluar.
Aktualisht janë 224 pacientë me Covid-19 në kujdes intensiv. Kjo është 56 për qind më shumë në krahasim me javën e kaluar.
Shtretërit e kujdesit intensiv në spitalet zvicerane (përfshirë shtretërit ad-hoc) aktualisht janë të zënë në masën 81 për qind. Nga këto, 26 për qind janë të zënë nga të prekurit nga Covid 19.
BAG raporton 7 raste të reja të të vdekjes. Mesatarja 7-ditore është 4 të vdekur në ditë.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













