Lajme
Zvicër: 2993 infeksione të reja me Covid-19 dhe 6 raste të vdekjes
Aktualisht 215 pacientë me Covid-19 janë në kujdes intensiv. Kjo është 76 për qind më shumë në krahasim me javën e kaluar
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar në pasditen e sotme 2993 raste të reja pozitive me koronavirus, të shënuara në 24 orët e fundit.
Kjo e vë mesataren 7-ditore në 2561 raste në ditë që është 26 për qind më shumë se në javën e kaluar, shkruan srf.ch.
Me trendin aktual, mesatarja 7-ditore e infeksioneve të reja dyfishohet afërsisht çdo 21 ditë, transmeton albinfo.ch. Incidenca 14-ditore është aktualisht 370.62.
BAG raporton gjithashtu 97 shtrime të reja në spitale, mesatarja 14-ditore është 52 shtrime në ditë.
Kjo është 39 për qind më shumë në krahasim me javën e kaluar. 788 persona aktualisht janë duke u trajtuar në spital për Covid-19 ose 48 për qind më shumë se në javën e kaluar.
Aktualisht 215 pacientë me Covid-19 janë në kujdes intensiv. Kjo është 76 për qind më shumë në krahasim me javën e kaluar.
Shtretërit e kujdesit intensiv në spitalet zvicerane (përfshirë shtretërit ad-hoc) aktualisht janë të zënë në masën 77 për qind. Nga kjo, 25 për qind janë të zënë nga të prekurit nga Covid 19.
BAG raporton 6 raste të reja të vdekjes. Mesatarja 7-ditore është 3 të vdekur.
Norma mesatare pozitive 7-ditore është aktualisht 13.2 përqind. Kjo do të thotë se nga 100 teste, mesatarisht rreth 13 teste ishin pozitive, përcjell albinfo.ch. Krahasuar me javën e kaluar, norma pozitive është rritur me 1 pikë përqindje.
Numri i testeve të kryera në një mesatare prej 7 ditësh është 23,064 teste në ditë dhe kështu është rritur me 16 për qind në krahasim me javën e kaluar.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?














