Lajme
Nëntë kandidatë për kryetarë të komunave kanë probleme me ligjin
Instituti për Drejtësi konteston të drejtën e kandidimit për këta nëntë kandidatë, kanë probleme me ligjin
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) të shtunën ka publikuar raportin: “Integriteti i kandidatëve për kryetarë të Komunave – Analizë e kandidatëve për kryetarë të Komunave që kanë probleme me ligjin”, ndërsa thuhet se nëntë kandidatë të tillë kanë probleme me ligjin.
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) njofton se partitë politike, të cilat kanë kandiduar më së shumti persona që kanë probleme me ligjin janë AAK dhe PDK, me nga tre (3) kandidatë, pasuar nga LVV me dy (2) kandidatë dhe nisma me një (1) kandidat.
“Më 17 tetor 2021 në Republikën e Kosovës do të mbahen zgjedhjet lokale në gjithsej 36 komuna. Sa u përket këtyre zgjedhjeve, IKD ka analizuar emrat e të gjitha kandidatëve për kryetarë të këtyre komunave dhe ka verifikuar nëse të njëjtit kanë probleme me ligjin, në kuptim të aktakuzave aktive dhe dënimeve të formës së prerë (në tri (3) vitet e fundit dhe dënimet më të vjetra sesa tri (3) vjet). Në këtë analizë nuk janë përfshirë kandidatët, të cilët kanë pasur aktakuza, por që më pas janë liruar nga akuza me vendime gjyqësore të formës së prerë”, thuhet në njoftim.
Sa u përket kandidatëve të cilët në tre vjetët e fundit kanë marrë dënime të formës së prerë, bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në “rastin Etem Arifi”, të njëjtit nuk mund të kandidojnë fare në zgjedhjet lokale.
Sidoqoftë, IKD vlerëson se përpos kandidatëve, të cilët kanë dënime të formës së prerë, në drejtim të promovimit të praktikave të mira qeverisëse, partitë politike duhet të sigurohen që të pastrojnë listat e tyre edhe nga kandidatët të cilët kanë aktakuza aktive.
Gjetjet e IKD-së tregojnë se edhe në këto zgjedhje, partitë politike nuk kanë pasur vullnetin për t’i pastruar listat nga kandidatët për kryetar të komunave, të cilët kanë probleme me ligjin. Sipas gjetjeve të IKD-së, nga partitë e mëdha, përjashtim në këtë rast bënë LDK-ja.
Nga të gjithë kandidatët për kryetarë të të gjitha komunave, IKD ka identifikuar një kandidat, i cili në tre vjetët e fundit ka dënime të formës së prerë, një kandidat me një dënim më të vjetër se tre vjet, derisa tetë kandidatë të tjerë janë duke u ballafaquar me aktakuza aktive.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










