Lajme
Shteti që e bëri ‘GreenPass’-in obligativ në të gjitha fushat e jetës
Green Pass hyri sot në fuqi në Izrael për pothuajse të gjitha fushat e jetës publike për shkak të rritjes masive të numrit të infeksioneve me koronavirus
Të gjithë mbi moshën tre vjeç duhet të dëshmojnë se janë të vaksinuar, janë shëruar ose kanë dalë negativë për koronavirusin nëse duan të shkojnë në ngjarje sportive ose kulturore, palestra, muze, restorante, universitete dhe konferenca, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Fëmijët deri në moshën 12 vjeç mund të testohen pa pagesë. Çdokush mbi moshën 12 vjeç duhet të paguajë vetë për testet.
Me masat, qeveria izraelite po përpiqet të parandalojë një bllokim të mundshëm gjatë festave hebraike në shtator.
Të martën në mbrëmje, Ministria izraelite e Shëndetësisë raportoi 8 726 infeksione të reja me koronavirus për një ditë më parë, shifra më e lartë në më shumë se gjysmë viti.
Megjithatë, më shumë se 58 për qind e afërsisht 9,4 milionë banorëve të Izraelit janë plotësisht të vaksinuar.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












