Lajme
Zvicra ka forcën punëtore më të aftë në botë, kjo është arsyeja

Në Raportin Global të Konkurrencës, i cili kryhet çdo vit nga Forumi Ekonomik Botëror, Zvicra ka befasuar me renditjen e saj, duke e dalë e pesta në renditjen e përgjithshme, por kryeson listën e renditjes së aftësive të forcës punëtore.
Shteti ishte i renditur si më i miri për sa i përket trajnimit profesional, trajnimit në vendin e punës dhe punësimin e të diplomuarve të saj, shkruan SCAN, përcjell albinfo.ch.
Por, çfarë është duke bërë Zvicra specifikisht kur vjen puna tek aftësimi i forcës së saj punëtore?
Më shumë se 70% e nxënësve të gjimnazit në Zvicër marrin pjesë në atë që quhet sistemi i trajnimit profesional, sipas një raporti.
Që nga mosha 16 vjeçare shumica e të rinjve e ndalojnë edukimin e tyre me kohë të plotë, duke shikuar për të tjera mundësi si kurse të reja shkollore, internshipe në kompani të ndryshme ose fillimin e një pune të mirëfilltë në të cilën paguhen dhe prezantohen me botën e punës.
Mbështetje e fuqishme nga punëdhënësit
Raporti më tej tregon se sistemi i ngritur nga Zvicra, në të cilën marrin pjesë 30% e kompanive, përgatisin një seksion të gjerë të studentëve për karrierë duke i ndarë në profesione dhe sektorë të ndryshëm.
“Ky sistem gëzon një mbështetje shumë të madhe nga punëdhënësit zviceranë, të cilët e cilësojnë një kontribut të madh në vitalitetin dhe fuqinë e ekonomisë së Zvicrës”.
Shteti përfiton nga një linjë e gjatë profesionistësh të rinj dhe të talentuar, papunësi e ulët ndërmjet të rinjve dhe një forcë punëtorë me plot aftësi e cila si rezultat prodhon të mira dhe shërbime në cilësi të lartë, përcjell tutje albinfo.ch.
Me fokusin tek trajnimet dhe shkollat profesionale, zbehet gjithashtu dëshira e të rinjve për të marrë një diplomë universiteti.
Më pak se një e treta e të rinjve nën moshën 25 vjeç shkuan drejt edukimit të lartë në vitin 2012, krahasuar me më shumë se gjysmën në vende të tjera si Australia dhe Norvegjia. Shifra këto që vijnë nga Organizata për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik(OECD).
Në Raportin Global të Konkurrencës, Zvicra gjithashtu u gjykua si më e mira edhe për trajnimet e stafit, me shumë kompani që vlerësonin së tepërmi benefitet që vinin nga trajnimet në shkollat profesionale.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Marigona Toma, e vetmja shqiptare me ekspozitë në mesin e 40-të artistëve zviceranë Mësohet se piktorja shqiptare Marigona Toma nga Zvicra do të ekspozoj punimet e saj, shkruan albinfo.ch....
-
Mira Murati nga krijimi i Chat GPT e Open AI te Thinking Machines Lab
-
Shqiptarja që krijoi program për zbulimin e depresionit me inteligjencë artificiale, i saktë në 99% të rasteve
-
“Kupa e Mërgatës” në Düsseldorf me këngë e valle shqipe
-
Si ndodhi që shqiptarët të vendosin zgjedhjet në tri komuna të Gjenevës?
Jeta në Austri
-
Austria planifikon ngrirjen e përfitimeve familjare për shkak të masave shtrënguese Shtesat familjare në Austri mund të mos rriten më me inflacionin duke filluar nga viti 2026,...
-
Fuqia punëtore emigrante e Austrisë: Kush gjen punë shpejt dhe kush jo?
-
Austri: Ministrja austriake mbron ndalimin e shamisë për vajzat nën 14 vjeç
-
Austri: Kritikët e shohin si të vonuar reformën e pensioneve
-
Mbi 6.1 milionë shkelje të shpejtësisë në Austri në 2024-ën