Shqipëria
Falsifikonte pasaporta, leje drejtimi e karta punësimi për shtete të huaja
Arrestohet "Emigranti:" 49-vjeçar
Është finalizuar operacioni policor “Emigranti”, ndërsa në pranga ka rënë një 49-vjeçar, banues në Pogradec. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet N. J., banues në Pogradec, i cili falsifikonte pasaporta, leje drejtimi, kartela punësimi, leje kalimi për në shtetet e huaja, vihet në pranga 1 shtetas.
Thuhet se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, zhvilluan operacionin pas disa muajsh hetimi, shkruajnë mediat në Shqipëri.
Në bazë të informacioneve të grumbulluara dhe veprimeve të kryera gjatë periudhës hetimore disamujore se një shtetas në banesën e tij në qytetin e Pogradecit ushtronte veprimtarinë kriminale të falsifikimit të dokumentacioneve të ndryshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec ushtruan kontroll në banesën e tij, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
8 telefona celularë; 1 vulë universale, e cila dyshohet se përdorej për falsifikim; 7 pasaporta të dyshuara si të falsifikuara me identitete të ndryshme, 1 dokument identifikimi grek, 8 certifikata familjare të shtetasve të ndryshëm, disa leje kalimi për në shtetin grek dhe italian me identitete të ndryshme personash; 105 leje kalimi të tjera të paplotësuara, por të vulosura, 3 leje drejtimi shqiptare të dyshuara si të falsifikuara; kartela punësimi të vulosura dhe të nënshkruara.
Vijojnë hetimet për identifikimin dhe vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Falsifikimi i akteve të gjendjes civile”, “Prodhim i mjeteve për falsifikim të dokumenteve”.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“














