Kosova
Anulohet festivali “Beerfest” në Kosovë
Në Kosovë është anuluar mbajtja e festivalit të birrës “Beerfest” për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19 gjatë ditëve të fundit.
Organizatorët e festivalit, njoftuan përmes një postimi në rrjetin social Facebook se, mbajtja e edicionit të 10-të të festivalit është anuluar “pas një vendimi të Policisë së Kosovës ku thuhet se mbajtja e këtij festivali paraqet rrezik për qytetarët”.
Kompania që e organizon festivalin, Modus Event Management, thotë se është pajtuar me këtë vendim, pavarësisht faktit se “Beerfest nuk dallon në thelb nga aktivitetet dhe festivalet që po mbahen ditëve të fundit në Kosovë”.
Të mërkurën (11 gusht) në Kosovë janë regjistruar 888 raste me COVID-19. Rreth dy javë më herët, me 26 korrik ishin shënuar 14 raste.
Masat kundër përhapjes së COVID-19 në masë të madhe nuk po respektohen dhe sjellja e qytetarëve ndaj pandemisë është pothuajse shpërfillëse.
Institucionet ende nuk tregojnë nëse, apo kur, do të vendosën masa shtesë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i tha Radios Evropa e Lirë se “po zhvillohet takime të vazhdueshme me ekspertë shëndetësorë për të marrë rekomandimet e tyre konform situatës epidemiologjike dhe trendit të vaksinimit”.
Mikrobiologu kosovar, Lul Raka, thotë për Radion Evropa e Lirë se shkaqet e rritjes së numrit të rasteve janë shpejtësia e përhapjes së variantit Delta, neglizhimi i masave parandaluese nga popullata përfshirë mosmbajtjen e maskave në objekte të mbyllura apo mjete të transportit publik, grumbullimet dhe intensifikimi i kontakteve.
Sipas tij nuk ka inspektime të mjaftueshme nga policia dhe inspektoratet qëndrore e komunale për respektimin e masave/ REL.
E-Diaspora
-
Shqiptari dyshohet si autori kryesor i vrasjes mafioze të berberit 26-vjeçar në Itali Hetimet zbardhin ekzekutimin e Francesco Diviestit, trupi i të cilit u dogj në një zonë të... -
Gjermani
A po bëhen kosovarët një nga komunitetet kryesore që marrin shtetësinë gjermane? -
Gjermani
Pianistja Fatjona Maliqi mahnit publikun me performancën në Kalanë Neckarhausen në Gjermani -
Studentët shqiptarë në Frankfurt, diskutime për përfshirje në zhvillimin e Kosovës -
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













