Kosova
Kosovë: Paralajmërohen masa të reja kundër pandemisë
Qytetarëve të Kosovës do t’u kërkohet së paku një dozë e vaksinës për të hyrë në lokale
Thuhet se në javën e ardhshme në Kosovë pritet të hyjnë në fuqi masat e reja kundër koronavirusit, kanë paralajmëruar nga sektori i gastronomisë, ku pritet të përfshihet edhe dëshmia e vaksinimit për të marrë pjesë në disa aktivitete, përcjell albinfo.ch.
Nga Shoqata e Gastronomëve dhe Oda e Hotelierisë dhe Turizmit thanë se pas takimeve me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, përveç qytetarëve edhe stafit të sektorit të gastronomisë, do t’u kërkohet që të dëshmojnë se janë vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës.
“Çdo qytetar i Kosovës në mënyrë që të marrë pjesë në çdo aktivitet shoqëror, qoftë qendër tregtare, klube të natës apo në ahengjet familjare, obligohet që të marrë vaksinën anti-COVID, sepse nga data 20 gusht do të kërkohet që të paktën dozën e parë ta kenë të përfunduar, përndryshe nuk mund të marrin pjesë në asnjë aktivitet”, tha Oda e Hotelierisë dhe Turizmit.
E-Diaspora
-
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë Lena Rexhepi, e cila u largua nga Kosova si fëmijë gjatë luftës, ka botuar librin e... -
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg -
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











