Lajme
Tre shqiptarëve u kapet drogë me vlerë prej disa qindra mijë frangash
Përveç disa kilogramëve drogë që u janë gjetur, për të akuzuarit ka dyshime serioze se kanë tregtuar sasi të mëdha heroine dhe kokaine.
Të martën pasdite, policia e kantonit të Aargau-t, pas hetimeve të gjera, ka ndaluar tre persona që kishin me vete disa kilogramë heroinë dhe kokainë, raporton polizeinews.ch. Ata kishin pasur po ashtu edhe shuma të mëdha parash me vete.
Vlera në treg e mallrave të konfiskuara është disa qindra mijë franga.
Zyra e prokurorit publik kantonal ka autorizuar paraburgimin e tyre, transmeton albinfo.ch. Ajo po fillon procedimin kundër tre shtetasve shqiptarë të moshës 26, 41 dhe 58 vjeç, të cilët po qëndronin si turistë në Zvicër, nën dyshimin për shkelje të kualifikuar të Ligjit për Narkotikët.
Për të akuzuarit ka dyshime serioze se kanë tregtuar sasi të mëdha heroine dhe kokaine.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet














