Kosova
Politikani zviceran: “Kosova dhe Shqipëria, model për Zvicrën në trajtimin e koronës”
Politikani Aeschi, tani është bërë papritur një tifoz i vendeve të Ballkanit, duke vlerësuar trajtimin e tyre të koronës si një model për Zvicrën
Kreu i grupit parlamentar të SVP Thomas Aeschi i shikon vendet e Ballkanit si një model në trajtimin e kosonavirusit. Sipas tij, pothuajse nuk ka të sëmurë nga korona në njësitë e kujdesit intensiv në vendet ballkanike.
Këtë konstatim ai e përdor për t`i kërkuar Këshillit Federal “të kthejë Zvicrën në normalitet”.
Partia, grupin parlamentar të të cilës e drejton Aeschi, nuk shquhet për dashamirësi të veçantë ndaj shqiptarëve, ballkanasve dhe të huajve të tjerë. Shpeshherë madje, është shquar për të kundërtën, prandaj kjo “simpati” e befasishme e tij ka një shpjegim: presionin ndaj Qeverisë Federale për të braktisur masat e mbrojtjes nga koronavirusi.
Thomas Aeschi është kthyer të premten nga një udhëtim që ka bërë me automobil nëpër Evropën Lindore dhe Ballkanin. Ai ka udhëtuar në 13 vende të regjioneve të përmendura, shkruan SonntagsZeitung- dhe është i entuziazmuar.
Ai ishte me sa duket i impresionuar veçanërisht nga mënyra se si vendet në fjalë veprojnë me koronën, transmeton albinfo.ch. Aeschi thotë se nuk ka parë pothuajse asnjë maskë, dhe pothuajse nuk kishte asnjë të sëmurë nga korona në njësitë e kujdesit intensiv, përcjell albinfo.ch.
Rreziku i mbingarkesës së sistemit shëndetësor është praktikisht i përjashtuar, përmbledh Aeschi përshtypjet e tij për gazetën në fjalë. Prandaj, sipas tij, detyrimi për të mbajtur maskë dhe ai për certifikatë nuk është më ijustifikuar në Zvicër.
Kështu, Aeschi bën thirrje që Zvicra të kthehet në normalitet.
Ndër të tjera, ai gjatë këtij udhëtimi ishte në Poloni, Serbi dhe Shqipëri. Këto vende padyshim që i kanë bërë shumë përshtypje. Kështu, politikani nga Zug-u tani është një tifoz i vendeve të Ballkanit, duke vlerësuar trajtimin e tyre të koronës si një model për Zvicrën.
“Në të gjitha këto vende praktikisht janë kthyer në normalitet”, thotë Aeschi. Atij asnjëherë nuk i është dashur të tregonte certifikatën e tij Covid, përveç duke hyrë në Bosnjë-Hercegovinë.
Maskat gjithashtu rrallë shihen në Evropën Lindore dhe vendet e Ballkanit, transmeton albinfo.ch. Përjashtime janë Kroacia dhe Sllovenia. Përndryshe njerëzit vështirë pothuajse nuk kanë maska në restorante dhe hotele. Kjo pavarësisht nga fakti se në Shqipëri, për shembull, është akoma e detyrueshme vendosja e maskës. “Por ky detyrim nuk merret parasysh…”.
Aeschi, me rastin e kalimit nëpër Kosovë ka vizituar edhe selinë e misionit zviceran të paqes, Swisscoy, i cili vepron në kuadrin e KFOR-it.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih Në këtë panel të veçantë do të marrë pjesë artisti shqiptar nga Kosova Ramë Dardania, së... -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar














