Feja
Hoxhë Mustafë Memeti: Festa e Kurban Bajramit, të jetë festë e bashkimit dhe tolerancës
“Kjo festë na inkurajon secilin prej neve për t'u angazhuar për një shoqëri moderne, inovative dhe te shëndetshme”, shkruan Hoxhë Mustafë Memeti
Imami i njohur shqiptar në Zvicër, ish kryetari i Bashkësisë Islame Shqiptare të Zvicrës, Mustafë Memeti, me rastin e festës së Kurban Bajramit u ka uruar të gjithë myslimanëve këtë ditë feste.
Esselamu alejkum vëllezer dhe motra
Në emër të Krijuesit të universit, të Gjithëmëshirshmit dhe Mëshiruesit.
Të nderuar dhe shumë të respektuar anëtarë, miq dhe dashamirë si në shtetin helvetik po ashtu edhe gjithandej ku gjiedeni dhe jetoni.
Më lejoni në emrin tim personal, të qendrës sonë në Europaplatz dhe të forumit koordinativ të jetës organizative fetare islame në shtetin helvetik t’ju uroj festën e Kurban Bajramit, festën e sakrificës.
Urojmë që kjo festë të jetë motiv dhe inkurajim për përforcimin e besimit tonë, forcimin e mendjeve dhe zemrave tona për t’i sfiduar sfidat e kohës dhe për t’ju qasur në mënyrë objektive dhe konstruktive jetës globale dhe inovative, nëpërmjet konceptave dhe formulave që do të reflektojnë në harmoni me rrjedhat dhe sfidat e kohës.
Kjo festë është promotore motivues për bashkërenditje dhe unitet me të gjitha dallimet biologjike dhe artificiale, për të shënuar në mjediset tona më shumë drejtësi dhe barazi, me shumë solidaritet, mirësi, dashuri, akceptanc, tolerancë dhe respekt reciprok për të gjithë njerëzit pavarësisht natyrës së tyre.
Kjo është një festë që gëzon besimtarët e komunitetit mysliman, dhe ngërthen në vetëvetiun angazhimin individual dhe kolektiv për të shënuar një perspektiv më të mirë për të gjithë njerëzimin.
Kjo festë na inkurajon secilin prej neve për t’u angazhuar për një shoqëri moderne, inovative dhe te shëndetshme, kështu që të kthehet shpresa pas dëshpërimit për një të ardhme më të mirë, me shpresë që dallimet natyrore dhe biologjike mes njerëzve të gjitha shtresave dhe strukturave të shoqërisë të ngritin ura të bashkëveprimit dhe bashkëjetesës.
Edhe njëherësh ju uroj shëndet, mirëqenie e lumturi në familjet e juaja.
Zoti ua pranoftë kurbanin dhe lutjet!
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë













