Shqipëria
Shqipëri, nis sot java e vaksinimit të hapur për çdo qytetar +18 vjeç
Manastirliu: Vaksinohuni të jeni më të mbrojtur nga virusi i rrezikshëm COVID-19
Nga sot, çdo qytetar mbi 18-vjeç që ka dëshirë të vaksinohet kundër koronavirusit, mund të bëjë këtë në çdo qendër shëndetësore në vend. Kjo e hënë shënon nisjen e javës së vaksinimit të hapur, vendim që u mor nga Ministria e Shëndetësisë pas mbërritjes së 340,000 dozave të vaksinës coronavac, sasia më e madhe e mbërritur në vend njëherësh, transmeton albinfo.ch.
Një ditë më parë, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve mbi 18 vjeç që të vaksinohet përgjatë këtyre ditëve.
”Në Bicaj të Kukësit, ku ekipet tona shëndetësore po vaksinojnë derë më derë, për të mbrojtur sa më shumë qytetarë nga virusi i rrezikshëm COVID-19. Nga nesër, nis java e vaksinimit të hapur për çdo qytetar +18 vjeç, për t’u vaksinuar pa kufizim, në çdo qendër shëndetësore dhe qendër vaksinimi kudo në vend’, tha Manastirliu dje.
Lajmin për nisjen e javës së vaksinimit të hapur Manastirliu e bëri me dije pak ditë më parë, ndërsa do të zgjasë deri më 25 korrik, pra deri ditën e diel.
“Pas mbërritjes së 340,000 dozave të vaksinave, kemi vendosur të kthejmë sërish ditët e hapura të vaksinimit, sipas planit të vaksinimit dhe rekomandimeve të ekspertëve të shëndetit publik. Do të jenë datat, nga dita e hënë e javës që hyjmë, deri në datë 25 korrik. Do të jetë java e parë e hapur e vaksinimit për të gjithë qytetarët +18 vjeç, në të gjitha qendrat shëndetësore, në pikat e vaksinimit masiv, duke shkuar edhe derë më derë. Do të jemi në komunitet për të realizuar këtë vaksinim të popullatës +18 vjeç në këtë javë të vaksinimit”, tha Manastirliu disa ditë më parë.
Në vendin tonë kanë mbërritur deri tani 1,578,790 doza vaksine ndaj COVID 19 dhe në total janë kryer 1,052,108 doza, prej tyre 455,131 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-COVID.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












