Lajme
Shteti i parë evropian që do të mbyllë dyert për të pavaksinuarit

Malta do të bëhet vendi i parë në Evropë që do të mbyllë kufijtë për këdo që nuk është i vaksinuar plotësisht ndaj koronavirusit.
Vetëm qytetarët që kanë certifikatë vaksinimi britanike apo evropiane do të lejohen që të futen në vend, duke nisur nga 14 korriku, bëri të ditur ministri i shëndetësisë Chris Fearne, duke lënë të kuptohet se turistët amerikanë dhe të tjerët do të ndalohen.
“Ne do të jemi vendi i parë në Evropë që do të ndërmarrë këtë hap,” tha ai.
Malta është vlerësuar si një histori suksesi evropiane për fushatën e saj të vaksinimit, me 79% të popullatës së rritur aktualisht të vaksinuar plotësisht. Më parë, Maltën mund ta vizitonin edhe turistë nga pjesa tjetër e BE-së, SHBA-së dhe vendet e tjera që ishin të pajisur me një test negativ PCR ose që ishin të vaksinuar plotësisht. /abcnews
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani: Shoqatat shqiptare prezantojnë kulturën dhe traditat Qendra e qytetit të Augsburgut u shndërrua në një mozaik ngjyrash dhe kulturash të shteteve të...
-
Britani: Bie pema mbi pesë fëmijë, humb jetën 7 vjeçarja shqiptare
-
Arti diplomon në fushën e Financave në Universitetin NOVA në Portugali
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor