Sporte Luftarake
Shkolla e suksesshme “Krasniqi Taekwondo Villeneuve” në Zvicër
Në këtë shkollë punojnë Bashkimi Krasniqi, mjeshtër 4Dan dhe president, Burim Krasniqi, 3Dan (nënkryetar dhe trajner fizik), Mërgim Krasniqi, 4Dan (administrator dhe kryetrajner) dhe Armend Krasniqi, 3Dan (zëvendës trajner)

Sportistët shqiptarë vazhdojnë të jenë të suksesshëm në Zvicër. Ata kanë krijuar emër dhe po korrin suksese, madje edhe me shkolla, duke dalë shumë sportistë të dalluar. Një ndër to është edhe Shkolla Krasniqi e Taekwondos Villeneuve në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Bashkim Krasniqi, mjeshtër 4Dan dhe president i shkollës jep më shumë detaje. “Shkolla jonë është hapur më 26 tetor 2011 në Villeneuve të Zvicrës, te palestra “La Tour Rouge”. Kemi arritur disa suksese kombëtare, ndërkombëtare, evropiane dhe botërore”, është shprehur Krasniqi për albinfo.ch.
“Para se të hapim shkollën, kemi qenë vetë atletë. Të gjithë jemi me titullin e kampion zvicre dhe ndërkombëtarë, por vëllai im dhe unë kemi një titull të veçantë, ai është titulli “Luftëtari më i mirë” në kategoritë senior (2008-2009 Bashkimi dhe 2010-2011 Mërgimi). Mërgimi ka qenë në ekipin e Zvicrës, SwissOlympic dhe prej vitit 2012 kaloi në Federatën e Kosovës”, shton tutje Krasniqi.
Rezultatet e fundit:
26.06.2021 9th Top Tirana Open & 6th Tirana Trophy, Parku Olympic “Feti Borova” Tiranë (7 pjesëmarrës të shkollës sonë “Krasniqi Taekwondo Villeneuve”)
Trajnerë: Bashkim Krasniqi dhe Mërgim Krasniqi
Medalje të artë, vendi parë:
– Dorian Hoti
– Abbas Hafaz
– Kadhem Hafaz
– Hosseyn Hafaz
– Ibrahim Al Moussaoui
Medalje argjendi, vendi i dytë:
– Leona Morina
– Alea Spahija
05.07.2021 Kampionati kombëtar i Kosovës, Marigona Rezidencë Prishtinë (3 pjesëmarrës kosovarë)
Trajner: Bashkim Krasniqi
Medalje të artë, vendi i parë:
– Leona Morina (dy herë kampione e Kosovës, 2019 dhe 2021)
Medalje Bronzi, vendi i tretë:
– Dorian Hoti
– Abdurrahman Limani


Pas kampionatit së Tiranës dhe para se nxënësit tonë së bashku me Mërgimin të kthehen për Zvicër, kemi vizituar Kosovën, ku aty na kanë mirëpritur vendasit e mi dhe atdhetarët e tonë, Kryetari i fshatit Hoçë e Vogël (z. Masar Shala dhe Ramadan Krasniqi), Kryetari i Komunës së Rahovecit, (z. Smajl Latifi), ish-Kryetari i Kuvendit Komunal të Prizrenit dhe Misionar i Paqes në Ballkan, z.Alush Shala në Prizren, në Prekaz (Bekim Hamëz Jashari) dhe zëvendsëministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (znj. Daulina Osmani dhe Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës (z.Visar Kornica).



E-Diaspora
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët Filozofja shqiptare, Lea Ypi, bën thirrje për të drejtën e votës për të gjithë, sepse pjesëmarrja...
-
Kosovari mohon akuzën për tejkalim shpejtësie: “Ka qenë vëllai im binjak”
-
Votat e Diasporës, mbeten edhe 49,448 zarfe të panumëruara
-
Hapet klasa e gjuhës shqipe në Oberriet të Kantonit të St. Gallenit
-
Performanca mahnitëse e Gjon’s Tears në mbrëmjen e dytë të Eurovision 2025
Jeta në Austri
-
Në cilët sektorë ka më shumë bakshishe në Austri? Një studim i kohëve të fundit nga Shoqata Austriake e Hoteleve (ÖHV) zbuloi se 72 për...
-
Austriakët pinë mbi 1000 filxhanë kafeje në vit
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët
-
Qiraja e re, rregulla të reja: Si funksionojnë zgjatjet e kontratave të qirasë në Austri?
-
Çmimi i arit mund të arrijë në afro 300 euro për gram, deri në vitin 2030