Lajme
Apel nga OBSH-ja për monitorim të shikuesve
Sot, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kërkuar një monitorim më të mirë të spektatorëve të kampionatit europian të futbollit.
Drejtori i OBSH-së për Europën, Hans Kluge, u shpreh se një javë më parë numri i rasteve të reja u rrit me 10% për shkak të rritjes së numrit të udhëtimeve.
Po ashtu ai tha se miliona njerëz nuk janë vaksinuar ende dhe varianti Delta i Covid po përhapet shumë shpejt në Europë.
Gjithashtu, apeli i përbashkët i ekspertëve është vaksinimi i sa më shumë njerëzve të jetë e mundur dhe aktualisht vaksinat e miratuara nga Agjencia Europiane për Mjekimet janë katër.
Por vatrat e infektimit po shtohen kudo: Britani e Madhe, Francë, Rusi, Portugali, Spanjë dhe Itali. Brukseli u ka kërkuar shteteve anëtare që të koordinohen në rast emergjence.
Qendra europiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve u shpreh se brenda fundit të muajit gusht, varianti Delta do të përfaqësojë 90% të rasteve të reja me Covid në Bashkimin Europian. Deri tani 63% e europianëve duhet ende të marrin dozën e parë të vaksinës.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë














