Futboll
Zvicra-Spanja, çka duhet të dini
Sonte do të zhvillohet përballja çerekfinale mes Zvicrës dhe Spanjës
Zvicra shkroi historinë, por nuk mjaftohet me kaq. Nati në çerekfinale përballet me Spanjën. Pasi eliminoi Francën, do të mundohet të bëjë të njëjtën gjë edhe ndaj ish-kampionëve të botës, Spanjës, përcjell albinfo.ch.
Granit Xhaka nuk do të luajë për shkak të kartonëve, ndërsa kapiten do të jetë Xherdan Shaqiri. Të Zvicra rrezikojnë të mungojnë në gjysmëfinale nëse ndëshkohen janë: Akanji, Elvedi, Embolo, Gavranović, Mbabu, Rodríguez, Schär, kurse te Spanja janë të rrezikuar: Jordi Alba, Busquets, Pau Torres, Rodri.
Thanë para ndeshjes
Vladimir Petković, trajner i Zvicrës: “Hapi tjetër është gjithmonë më i rëndësishmi. Ne duam të kalojmë në raundin tjetër, edhe nëse përballemi me një nga favoritët, Spanjën. Ne duhet të tregojmë urinë tonë në fushë. Ne duam të përparojmë, me të gjithë respektin për kundërshtarin. Xhaka do të marrë një rol tjetër, por të gjithë në skuadër do të mbështesin dhe ndihmojnë ekipin”.
Xherdan Shaqiri, mesfushor i Zvicrës: “Unë jam shumë krenar që drejtoj ekipin në një ndeshje kaq të rëndësishme dhe dua të tregoj aftësitë e mia dhe të ndihmoj ekipin. Ne kemi treguar që jo vetëm mbrohemi dhe mund të shënojmë më shumë se një gol. Nëse ne e tregojmë futbollin tonë në fushë, gjithçka është e mundur. Kjo nuk do të thotë se kam pasur një lojë të keqe nëse nuk shënoj ose jap një asistim, pasi ndihmoj shumë në mbrojtje dhe kjo është e rëndësishme për ekipin”.
Formacionet e mundshme
Zvicra: Sommer; Elvedi, Akanji, Rodríguez; Ëidmer, Freuler, Zakaria, Zuber; Shaqiri; Embolo, Seferović
Spanja: Unai Simón; Azpilicueta, Eric García, Laporte, Alba; Koke, Busquets, Pedri; Sarabia, Morata, Ferran Torres
E-Diaspora
-
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc Bujanoci do të jetë nikoqir i Konferencës IV “Ekonomia shpëton Luginën”... -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova -
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim












