Kosova
Evropa do t’i hapë kufijtë edhe për udhëtarët nga Kosova
Këshilli i Evropës ka dhënë dritën jeshile për hapjen e kufijve me Kosovën, duke e përfshirë kështu në listën e vendeve me rrezikshmëri të ulët nga COVID-19.
Kësaj liste i është shtuar edhe Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Republika e Moldavisë, ndër vendet e rajonit. Ky vendim u bë publik nga faqja zyrtare e Këshillit të Evropës.
Ndërsa më gjerë është shtuar lista me përfshirjen e Armenisë, Azerbeixhanit, Bruneit, Kanadasë, Jordanisë, Katarit dhe Arabisë Saudite.
Rekomandimi i 1 korrikut i kalon tashmë për aprovim Parlamentit Evropian, ku vendet anëtare e miratojnë atë. Më pas, është në dorë të të gjitha vendeve në mënyrë individuale, të vendosin se çfarë masash do të ndërmarrin ndaj shteteve, transmeton Ap, përcjell Albinfo.ch.
Në listën fillestare, nga rajoni, kanë qenë të përfshira tri shtete ballkanike: Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
Për të tre këto vende, lëvizja e lirë turistike është mundësuar nga pjesa më e madhe e vendeve të Bashkimit Evropian.
Vaksinat e njohura deri më tani nga Agjencia Evropiane e Barnave janë ato nga Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson. Pavarësisht kësaj, jo të gjitha vendet kërkojnë certifikatë vaksinimi për lëvizjen e lirë.
Në rastin e Shqipërisë, disa vende nga BE-ja kanë pranuar edhe Sinovac apo Sputnik V si vaksina të vlefshme.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









