Shqipëria
Cilat janë rregullat e udhëtimit nga Shqipëria drejt Zvicrës, Austrisë dhe Gjermanisë
Njësoj si Gjermania, edhe Zvicra ka të njëjtat kushte për të udhëtuar drejt këtij shteti

Pas vendimit të BE-së për të lehtësuar lëvizjen e lirë për vendet e Ballkanit Perëndimor, deri më tani, bën të ditur Vizion Plus, i vetmi shtet ku shqiptarët mund të udhëtojnë lirisht dhe pa pasur nevojën të paraqesin asnjë test, vaksinë apo qoftë dhe motiv të fortë, është Holanda.
Ky shtet i ka hapur kufijtë për të gjithë shqiptarët të cilët dëshirojnë të udhëtojnë qoftë edhe për turizëm, pa asnjë pengesë. Mjafton që të plotësohet një formular vetëdeklarimi në aeroport, përcjell albinfo.ch.
Lehtësira ka ofruar dhe Austria e cila lejon turistët, por vetëm me një test PCR, ose një vërtetim që keni kaluar Covid-19, ose një certifikatë vaksine, ku përfshihet edhe vaksina kineze.
Po ashtu fëmijët deri në moshën 10 vjeç, që udhëtojnë nën kujdestarinë e një të rrituri, përjashtohen nga paraqitja e vërtetimeve. Regjistrimi i formularit paraprak, shton Vizion Plus, është i nevojshëm vetëm për shtetasit shqiptarë që kanë udhëtuar në 10 ditët e fundit në shtete të tjera. Por gjithsesi, rekomandohet që ky formular online të plotësohet nga të gjithë shtetasit.
Greqia, ndryshe nga Austria kërkon shtesë edhe një formular PFL, i cili plotësohet disa ditë përpara udhëtimit, në mënyrë që autoritetet greke të jenë në dijeni të vendndodhjes tuaj. Por deri më tani, në pikat e kalimit kufitar tokësorë me Shqipërinë, lejohet kalimi i një numri të kufizuar qytetarësh, kufizim ky që pritet të hiqet pas datës 28 Qershor.
Edhe Gjermania ka lehtësuar masat duke lejuar udhëtimet nga Shqipëria për çdo motiv, por ashtu si Austria kërkohet testi, dëshmia e kalimit të koronavirusit ose certifikata e vaksinimit. Në këtë rast Gjermania njeh vetëm vaksinat e miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave. Njësoj si Gjermania, edhe Zvicra ka të njëjtat kushte për të udhëtuar drejt këtij shteti.
Ndërkaq, deri më tani Italia është i vetmi vend fqinj i Shqipërisë, i cili nuk lejon ende udhëtimet për arsye turistike, por pritet që gjatë ditëve në vijim të ketë dhe një lehtësim masash nga ky shtet.
HOLANDA
Mund të udhëtohet pa asnjë kufizim. Duhet të plotësohet vetëm një formular vetëdeklarimi në aeroport.
AUSTRIA
Mund të udhëtohet duke paraqitur një test PCR ose një dëshmi të kalimit të Coronavirusit ose një certifikatë vaksinimi. Austria njeh dhe vaksinat kineze. Plotësimi i formularit, online.
GREQIA
Mund të udhëtohet duke paraqitur një test PCR ose një dëshmi të kalimit të Coronavirusit ose një certifikatë vaksinimi. Greqia njeh dhe vaksinat kineze. Duhet të plotësohet online edhe formulari PFL.
GJERMANIA
Mund të udhëtohet duke paraqitur një test PCR ose një dëshmi të kalimit të Coronavirusit ose një certifikatë vaksinimi. Gjermania njeh vetëm vaksinat e miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave.
ZVICRA
Mund të udhëtohet duke paraqitur një test PCR ose një dëshmi të kalimit të Coronavirusit ose një certifikatë vaksinimi. Zvicra njeh vetëm vaksinat e miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares Ligji për Arsimin, në Bavari, thotë: “Kushdo që nuk siguron që të miturit në moshën e...
-
TECH FORUM 2025, Cyrih: Kosova dhe shqiptarët, një “superfuqi” e TI-së
-
Katër shqiptarë akuzohen për mashtrim kibernetik, dëmi: Mbi një miliard euro
-
Dr. Kaltrina Zahiti: Për një trajtim më të përgjegjshëm të syve
-
Gjermani: Arrestohet mërgimtari në trenin Euro-City, kishte dokumente false
Jeta në Austri
-
Tradita e pushimeve: Ku do të shkojnë austriakët në verën e 2025? Pavarësisht rritjes së kostove, pushimet mbeten një prioritet për austriakët në verën e 2025, edhe pse...
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri