Kosova
Kurti në Vjenë: Kosova dhe Serbia të bëjnë deklaratë të paqes me zotim për mos-sulmim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka marr pjesë në Samitin e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, i cili është mbajtur në Vjenë nën organizimin e kryeministrit austriak Sebastian Kurz.
Kryeministri Kurti gjatë fjalimit të tij në këtë takim ka folur për menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe për qeverisjen e tij që nga marrja e mandatit si kryeministër.
Edhe në këtë takim Kurti ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë një deklaratë të përbashkët të paqes me zotim për mos-sulmim, Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe të ballafaqohet me të kaluarën, si dhe Kosova e Serbia të zbatojnë reciprocitetin sa i përket të drejtave të pakicave.
Kryeministri Kurti në një postim në Facebook, ka thënë se në fjalën tij në Samitin e Vjenës, përveç tjerash, ka theksuar se “Kosova po e menaxhon mirë e me sukses pandeminë Covid-19. Mesatarisht kemi më pak se një person të infektuar në ditë për 100 mijë banorë dhe më pak se 10 raste aktive në 100 mijë banorë. Bashkimi Evropian do të duhej ta vendos Kosovën në mesin e shteteve të udhëtimit të sigurt lidhur me pandeminë Covid-19”.
Ai ka thënë se “Kosova me qeverisjen e mirë dhe demokratike ka nisur reformat në drejtësi dhe ekonomi”.
“Besimi qytetar në institucione është shumë i lartë. Krahasuar me vitin e kaluar eksportet i kemi rritur për 66%, aktivitetin ekonomik (qarkullimin) për 15%, kurse të hyrat buxhetore për 30%. Kemi nevojë për më shumë investime, dhe kompanitë austriake janë të mirëseardhura e të dëshiruara”, ka shkruar Kurti.
Ai edhe në këtë samit ka përsëritur njërën nga katër kërkesat e shprehura në takimin e Brukselit, me presidentin Vuçiq.
“Kosova dhe Serbia të bëjnë një deklaratë të përbashkët të paqes me zotim për mos-sulmim, Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe të ballafaqohet me të kaluarën, si dhe Kosova e Serbia të zbatojnë reciprocitetin sa i përket të drejtave të pakicave”.
Ai gjithashtu ka thënë se “duhet të hiqen vizat për Kosovën në mënyrë që qytetarët tanë të udhëtojnë lirshëm në vendet e BE-së, kurse gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor të kalojnë nga CEFTA në SEFTA (Marrëveshja Evropiane për Tregti të Lirë me Evropën Juglindore) sipas shembullit të EFTA-EEA, pra siç e kanë Lihtenshtajni, Norvegjia e Islanda me BE-në”.
Në margjina të takimti të Samitit të sotëm në Vjenë, Kurti ka zhvilluar një takim me kancelarin austriak, Sebastian Kurz, i cili ishte nikoqir i këtij Samiti.
Kancelari austriak ka publikuar në Twitter një fotografi me Kurtin dhe ka shkruar se COVID-19 ka dëshmuar rëndësinë e partneritet të fuqishëm që duhet të kenë vendet mes vete.
Kurz, tutje shkroi se Kosova dhe Austria do ta vazhdojnë punën e mirë, drejt integrimit në BE-së.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













