Kosova
Belgjikë: Kosovari dyshohet se vrau të dashurin e ish-gruas së tij para fëmijëve
Sipas mediave, sulmuesi dyshohet se përdori një kaçavidë për të kryer vrasjen. Pas sulmit, disa prindër që ishin afër shkollës tentuan t’i japin ndihmë viktimës së goditur në qafë, por ishte e kotë.
Kosovari B. A. 48 vjeç nga Ferizaj, me banim në Belgjikë, dyshohet se ka vrarë të dashurin e ish-bashkëshortes.
Vrasja ka ndodhur të hënën në qytetin belg Deurne, afër një shkolle ku gruaja me të dashurin kishte shkuar për të marrë fëmijët e saj. Fëmijët po ashtu ishin dëshmitarë të kësaj ngjarje.
Viktima është identifikuar si Ismet Osmanay, 52 vjeç dhe ai u godit me një mjet të prehtë.
“Viktima vdiq në vend”, tha policia e Antwerpenit, shkruan portali GVA.be.
Sipas mediave, sulmuesi dyshohet se përdori një kaçavidë për të kryer vrasjen. Pas sulmit, disa prindër që ishin afër shkollës tentuan t’i japin ndihmë viktimës së goditur në qafë, por ishte e kotë.
Vrasësi, sipas dëshmitarëve u largua i qetë nga vendi i ngjarjes.
“Me gjakun që i pikonte nga duart, ai qetësisht kaloi aty pranë. Nuk u shqetësua dhe vazhdoi të ecte”, tha një dëshmitar, përcjell GVA.be. “Ai ishte i veshur zi, me syze dielli të zeza dhe ishte kokë tullac”.
Pak kohë pas vrasjes, policia belge arriti të arrestojë të dyshuarin.
“Tani jemi duke u përpjekur të zbulojmë se çfarë ka ndodhur saktësisht në bazë të intervistave të dëshmitarëve”, tha Wouter Bruyns, zëdhënës i policisë për Antwerpen.
Policia tha se vrasja u krye në sy të fëmijëve.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











