Lajme
BE-ja pajtohet rreth certifikatave të vaksinimit për udhëtime
Dje Bashkimi Evropian ka përkrahur certifikatat e reja të udhëtimeve që do ta mundësojnë lëvizjen e lirë të njerëzve nëpër Evropë, duke i shmangur karantinimet dhe testimet shtesë për COVID-19, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se certifikatat e shumëpritura kanë për qëllim ringjalljen e industrisë së udhëtimeve dhe të turizmit në Evropën e goditur rëndë nga pandemia.
Destinacionet turistike, si Greqia, kanë bërë fushata aktive për miratimin e një certifikate që do të lëshohej në formë letre apo digjitale.
Sipas vendimit të fundit, certifikatat do të njihen që nga 1 korriku nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Në këto certifikata do të përfshihen të dhënat individuale mbi vaksinimin apo shërimin nga sëmundja. Certifikatat do të lëshohen nga shtetet individuale dhe jo nëpërmjet një sistemi unik evropian. Të dhënat personale nuk do të ndahen me shtetet e tjera. Disa vende evropiane, si Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Gjermania dhe Greqia tashmë kanë nisur prezantimin e këtyre certifikatave.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













