Lajme
Në Bazel, lypësit mund të vizitohen falas tek dentisti
Çdo të martë të dytë, zyra e Paul Rubin, drejtor i qendrës ditore për të pastrehët, shndërrohet në një ordinancë stomatologjike
Në Bazel, njerëzit e pastrehë kanë të drejtë të shkojnë te dentisti që nga fillimi i majit – dhe falas. Oferta vlen çdo dy javë, në qendrën e kujdesit ditor për të pastrehët. Ora e konsultimit mjekësor financohet me iniciativë të CMS, e cila mbështet projektin me 134,000 franga, shkruan Basler Zeitung.
Të gjithë ata që kanë pasur një dhimbje dhëmbi e njohin këtë situatë: Për të hequr qafe dhimbjen, vizita te dentisti është e pashmangshme. Një pjesë e kostos, mbulohet nga sigurimi shtesë shëndetësor.
Por kështu nuk ndodh me njerëzit që jetojnë në rrugë dhe nuk janë të siguruar. Ndërkaq, në qendrën e kujdesit ditor për të pastrehët në Basel është ofruar një shans për trajtim falas që nga fillimi i majit, transmeton albinfo.ch.
Ora e konsultave falas është një projekt i iniciuar dhe financuar nga Fondacioni Christoph Merian (CMS). Projekti gjithashtu merr mbështetje nga Fondacioni i Varësisë dhe shoqata “Gassenarbeit Schwarzer Peter”.
Çdo të martë të dytë, zyra e Paul Rubin, drejtor i qendrës ditore për të pastrehët, shndërrohet në një ordinancë stomatologjike. Atje, njerëzit që nuk kanë para trajtohen nga dentistë me përvojë nga Qendra Universitare për Stomatologji (UZB).
Rubin thotë për Basler Zeitung se njerëzit e prekur nga varfëria dhe të pastrehët përpiqen të lehtësojnë dhimbjen e tyre me ilaçe ose substanca të tjera. Shumë prej tyre kanë dhëmbë të prishur, disa sish (dhëmbë) nuk janë më fare – si në rastin e Urs S., i cili vuan prej sa kohësh nga dhimbja e dhëmbëve.
Pasi i mungojnë paratë, ai nuk është i siguruar dhe për këtë arsye nuk mund të përballojë vizitën tek dentisti. Por tani ai ka mundësinë ta bëjë këtë në qendrën e kujdesit ditor në Wallstrasse.
Nuk vizitohen tek dentisti, nga frika dhe turpi
Në ordinancën e përkohshme të dhëmbëve realizohen ndërhyrje të thjeshta: “Qëllimi ynë është t’i bëjmë njerëzit të aftë të përtypin ushqimin”, thotë Matthias Jakobs, një nga dentistët e angazhuar, transmeton albinfo.ch. Trajtimet më të hollësishme duhet të bëhen në klinikë, sepse këtu nuk ka aparaturë me rreze X.
Problemi këtu është se njerëzit kanë turp, frikë dhe ndjehen shpejt të mbingarkuar. “Një paciente ishte me ne në klinikë. Por kur ajo nuk arriti të plotësonte fletën e anamnezës, u largua përsëri”, thotë Jakobs.
Të margjinalizuarit marrin edhe vaksinën kundër koronës
Në qendrën e kujdesit ditor për të pastrehët, stomatologët përpiqen të marrin pacientët e tyre në një mënyrë empatike: “Ndonjëherë duhet të merremi me rrethanat psikologjike ose situatat e vështira të jetës së tyre”.
Për lypësin Urs S. vizita te dentisti në Wallstrasse ishte një sukses – dhimbja tashmë është zhdukur! Ai kishte menduar se do t`i duhej t`i nxirrte të gjithë dhëmbët.
Por ai është me fat: Nëse trajtimi fillon tani, nuk ka pse të ndodhë kjo, thotë dentisti Jakobs.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













