Lajme
Testamenti i Princit Philip, u la pasuri edhe shërbëtorëve të tij
Duka i Edinburgut la një pasuri prej mbi 40 milionë eurosh, kur u nda nga jeta muajin e kaluar në moshën 99-vjeçare, vetëm disa javë para 100-vjetorit të lindjes
Princi Philip ka treguar mirënjohjen për tre anëtarë të stafit të tij të ngushtë, duke i përfshirë ata në testament.
Duka i Edinburgut la një pasuri prej mbi 40 milionë eurosh, kur u nda nga jeta muajin e kaluar në moshën 99-vjeçare, vetëm disa javë para 100-vjetorit të lindjes.
“Ndryshe nga monarkët e tjerë, Princi Philip do të jetë bujar me tre punonjësit që u kujdesën për të”, thanë disa burime të brendshme nga pallati mbretëror, raporton CNN, përcjell Albinfo.ch.
Teksa pjesa më e madhe e pasurisë do t’i kalojë mbretëreshës Elisabeth, në testament ai ka përfshirë edhe nipërit, madje edhe Princin Harry, pavarësisht kritikave të tij publike ndaj familjes mbretërore.
Ndërkohë, katër fëmijëve të tij, Princit Charles, Princeshës Anne, Princit Edward dhe Princit Andrew iu është thënë se mund të përzgjedhin nga koleksioni prej 13,000 librash në bibliotekën e tij në Pallatin Buckingham.
E-Diaspora
-
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri Autoritetet lëshuan ndalime hyrjeje në Austri kundër të dy personave. Për të siguruar pjesëmarrjen e tyre... -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













