Shqipëria
Mbi gjysmë milioni persona vizituan Shqipërinë në 4 muajt e fundit
Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 241.015 ose 19.8 herë më i lartë se i njëjti muaj i vitit paraardhës,
Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin prill 2021, shënoi një rritje të ndjeshme me 18.5 herë, krahasuar me prillin e vitit 2020.
Gjithsej sipas raportit të publikuar sot nga INSTAT, janë 466.283 qytetarë të huaj dhe shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar në muajin prill 2021.
Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 241.015 ose 19.8 herë më i lartë se i njëjti muaj i vitit paraardhës, transmeton atsh, përcjell Albinfo.ch.
“Ndryshimet në përqindje të treguesve të lëvizjes së shtetasve, janë ndikuar nga masat e pandemisë të vendosura në muajin prill 2020”, bën të ditur INSTAT.
Sipas INSTAT, numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri gjatë 4-mujorit të parë 2021 është 754.796, duke u rritur me 1,3 herë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020.
Gjatë tremujorit të parë të 2021, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Kosova ka pasur rritjen më të madhe me 2.1 herë dhe Zvicra me 2 herë, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Greqia me 4.4 herë dhe Anglia me 60,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.
Ndërkohë daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit prill 2021, janë 449.930 duke shënuar një rritje me 18,8 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë 4-mujorit të parë të 2021 është 961.573 nga 1.110.928 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











