Lajme

Pa përparim në bisedimet Zvicër – BE

Negociatat janë në një ngërç, sepse Berna dhe Brukseli nuk mund të bien dakord

Këshilli Federal planifikon të ndërpresë këtë javë negociatat që Zvicra po kryen me Bashkimin Evropian që nga viti 2014, raportojnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Këshilli Federal nuk sheh ndonjë shans që marrëveshja të pranohet nga Parlamenti dhe publiku zviceran, thonë raportet e shtypit.

Negociatat janë në një ngërç, sepse Berna dhe Brukseli nuk mund të bien dakord për interpretimin e traktatit të lëvizjes së lirë të personave dhe përkufizimin e “ligjit të punës”.

Raportet e mediave tregojnë se Këshilli Federal tashmë ka hartuar një plan për të parandaluar që Zvicra të penalizohet në rast të prishjes së negociatave me BE-në.

Në veçanti, qeveria do të ngrijë miliona për të vazhduar të kenë akses në programet arsimore evropiane, të tilla si Erasmus. /Albinfo.ch