Lajme
Mercedesi përplaset në argjendari, dy kosovare të përfshira në aksident
Një vajzë kosovare ndodhej në mercedesin e afganit 19 vjeçar. Ndërsa 5 veta, përfshirë shoferen kosovare të VW janë dërguar në spital për kontroll
Pesë veta kanë pësuar lëndime në një aksident që ka ndodhur në Aarau të mërkurën, në orën 17.20.
Makina Mercedes, e drejtuar nga një shtetas afgan, 19 vjeçar, po lëvizte me shpejtësi të rritur, raportojnë dëshmitarët okularë, shkruan 20minuten.ch.
Aksidenti ka ndodhur pasi shoferi në fjalë ka humbur kontrollin mbi makinën e tij Mercedes-Benz CLA tj në qendër të qytetit Aarau, transmeton albinfo.ch. Rezultati: pesë persona të lënduar lehtë dhe një dëm i madh material i shkaktuar.
Aksidenti ka ndodhur pas një shiu të madh, sipas policisë së kantonit Aargau.
Në të njëjtën kohë, një vajzë 18-vjeçe që po ngiste makinën VW Golf ka dalë nga një rrugë anësore në rrugën që kishte ngritje të madhe. 19-vjeçari është shmangur nga e majta pasi nuk mundte të ndalej më, trasnmeton albinfo.ch. Kështu, ndodhi përplasja anësore mes dy makinave. 19-vjeçari pastaj ka kaluar kryqëzimin e rrugës dhe ka goditur me forcë të madhe fasadën e një dyqani argjendarie.
Përveç shoferit, në Mercedes ishte një bashkë-shofer 20-vjeçar dhe dy vajza të moshës 17 dhe 18 vjeçe. Bëhet fjalë për një afgan (përveç shoferit), një suedeze dhe një kosovare.
Ndërsa 5 veta, përfshirë shoferen kosovare të VW, janë dërguar në spital për kontroll.
Mercedesi është shkatërruar rëndë. Sipas vlerësimeve fillestare, dëmi arrin në mbi 100,000 franga, përcjell albinfo.ch. Shoferi i Mercedesit është paditur dhe është detyruar të dorëzonte patentën e shoferit që e kishte marrë në provë.
(Foto: Kapo Aargau)
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












