Shqipëria
Shqipëria nuk kërkon asnjë kusht për turistët e huaj

“Shqipëria nuk do të vendosë asnjë kusht apo kriter për të gjithë ata që duan të vijnë në Shqipëri, për një sezon turistik që, siç e kam thënë edhe më parë, duhet të jetë një sezon shumë më i lehtë se ai i shkuari”, është shprehur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, transmeton albinfo.ch.
Vlen të theksohet se në konferencën e përbashkët për shtyp me komisionerin e BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, pas mbërritjes së sasisë së vaksinave “Pfizer”, Rama tha se “me shumë kënaqësi po ndjek procesin e pronotimeve dhe kërkesave që po rriten vazhdimisht nga vendet e tjera, për të ardhur dhe për të kaluar pushimet në Shqipëri”.
Duke i referuar ecurisë pozitive të vaksinimit antikovid në vendin tonë, kryeministri theksoi se “ne jemi sot në një pozicion relativisht të admirueshëm nga pikëpamja epidemiologjike, nga pikëpamja e sasisë së vaksinave të bëra”.
“Do të vazhdojmë me ritëm të lartë vaksinimin. E kemi realizuar objektivin me gjysmë milioni vaksinime, 29 ditë përpara afatit, tani objektivi është 1 milion”, u shpreh Rama.
“Puna vazhdon intesivisht, në mënyrë që Shqipëria të buzëqeshë e çliruar nga ky makth i gjatë dhe që kapaciteti i saj kryesor, që ka të bëjë me turizmin, të përdoret sa më shumë këtë vit dhe pastaj totalisht vitin e ardhshëm dhe në vijim”, deklaroi Rama.
Varhelyi: Shpresoj të kemi një verë, e cila do t’i ngjajë një vere normale
Nga ana e tij, Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, u shpreh se “ne u kemi bërë një propozim shteteve anëtare dhe shtetet anëtare do të marrin vendimin sesi do të ecet përpara, si do të procedohet”.
“Në rekomandimet tona, ne kemi sugjeruar që shtetet anëtare të rihapin kufijtë dhe të lejojnë edhe qytetarët e shteteve të tjera të hyjnë në BE, në veçanti të Ballkanit Perëndimor, edhe pa pasur arsye thelbësore. Pra që të rifillojë udhëtimi i tyre”, u shpreh ai.
“Ne, natyrisht do të përdorim të dhëna epidemiologjike, në mënyrë që ato vende të cilat kanë një situatë të mirë epidemiologjike të kenë mundësi, që qytetarët e tyre të udhëtojnë në shtetet anëtare të BE-së, si dhe ata individë që janë të vaksinuar”, tha ai.
“Shpresoj që në formë graduale ne do të rifillojmë këtë proces dhe shpresoj të kemi një verë, e cila do t’i ngjajë një vere normale apo një normaliteti veror, pasi ka ardhur koha që të ndodhë kjo gjë”, deklaroi Varhelyi.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Rrënjët që nuk thahen – Familja Limoni, muze i shpirtit shqiptar Shpendi, Mrika dhe dy vajzat e tyre, Lina e Tana flasin për një mënyrë të të...
-
Presidentja e Kosovës ftohet nga Presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore në Zvicër
-
Liridoni sjell në Zvicër shijen e bukës dhe ëmbëlsirave shqiptare
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten
-
Promovohen dy libra të krijuesit, Brahim Avdyli
Jeta në Austri
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri Kur bëhet fjalë për ngasjen në Austri, nuk duhet të keni kujdes vetëm për rregullat e...
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës