Lajme
Austri: Thirrje për regjistrimin e fëmijëve në shkollën shqipe
Shoqata e Mësuesve Shqiptarë „Naim Frashëri“ u bën thirrje publike të gjithë prindërve të regjistrojnë fëmijët në mësimin e gjuhës shqipe
SHMSH „Naim Frashëri“ organizoi „online“ takim pune me anëtaret e saj, ku temë diskutimi ishte: Regjistrimi i nxënësve shqiptarë në mësimin e gjuhës shqipe në Austri për vitin 2021/2022.
Takimin e udhëhoqi kryetarja e shoqatës znj. Miradije Berishaj, ndërsa morën pjesë shumica e mësuesve shqiptarë në Austri. Zonja Berishaj i informoi kolegët e saj për punën dhe aktivitetet e SHMSH „Naim Frashëri“ gjatë kohës së pandemisë Covid 19, raporton albinfo.at
“Janë bërë më tepër se një vit që janë pezulluar të gjitha aktivitetet kulturore e sportive me prezencë fizike në tërë Austrinë për shkak të pandemisë Covid- 19. Megjithatë, SHMSH „Naim Frashëri“ në bashkëpunim më dy Ambasadat shqiptare në Austri organizuam programe virtuale me rastin e festave tona kombëtare, 28 Nëntorin dhe 17 Shkurtin! Në ndërkohë në cilësinë e kryetares kam patur kontakte të shumta me përfaqësues të institucioneve të vendeve tona dhe të mediave ku në fokus ka qenë gjithnjë mësimi në gjuhën shqipe në Austri“- tha mes tjerash zonja Berishaj.
Secili nga mësuesit dha një pasqyrë se si ishte ky vit shkollor në rrethana pandemie. Nga të gjitha diskutimet e shumta të mësueseve, e përbashkët ishte çështja: Si të arrihet përfshirja sa më e madhe e nxënësve shqiptarë në mësimin në gjuhë shqipe, njofton albinfo.at
U konstatua se: Përkundër asaj se mësimi në gjuhën shqipe organizohet në shkollat publike austriake dhe financohet nga shteti austriak (është ofertë, por jo e obligueshme). Përkundër angazhimit të madh të mësuesve shqiptarë në shkolla dhe jashtë shkollave me kontakte dhe aktivitete të shumta kulturore; përkundër përkrahjes morale e materiale (furnizimi me tekste dhe përkrahje me projekte seminare, ekskursione me nxënës në vendlindje etj) të institucioneve tona shtetërorë; prapëseprapë numri i nxënësve që vijojnë mësimin në gjuhë shqipe është i vogël në krahasim më numrin e nxënëseve shqiptarë në Austri. Është prindi, ai i cili vendosë për fëmijën e tij!
Shoqata e Mësuesve Shqiptarë „Naim Frashëri“ u bënë thirrje publike të gjithë prindërve shqiptarë në Austri që ta shfrytëzojnë këtë ofertë, le të themi bujare, të shtetit austriak, të kontaktojnë mësuesit shqiptarë në qytetin apo regjionin ku jetojnë, të pyesin në shkollat ku mëson fëmija i tyre, se ku dhe si mund t’i regjistrojnë fëmijët në mësim në gjuhën shqipe! Është në të mirën e nxënësit, në të mirën e prindit dhe në të mirën e kombit. Mos hezitoni! Tani është koha për regjistrim për vitin shkollor 2021/2022
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025









