Lajme
Gjithçka që duhet të dini rreth pandemisë në Zvicër
Të dhënat e fundit në Zvicër rreth numrit të të prekurve nga koronavirusi
Shteti i Zvicrës deri më tani ka kryer afro 10 milionë testime për Covid-19, pa i llogaritur çdo pesë teste për kokë banori që jepen falas nga shteti, transmeton albinfo.ch.
Statistikat e fundit tregojnë se në Zvicër që nga fillimi i pandemisë e deri tani ka gjithsej 670,613 infeksione me koronavirus, shkruan albinfo.ch.
Nga numri total i të prekurve, në Zvicër janë shënuar mbi 10 mijë viktima, shkaku i pandemisë.
Autoritetet shëndetësore zvicerane kanë bërë të ditur se Zvicra ka ulje mesatare të infeksioneve. Vlen të theksohet se që prej fillimit të pandemisë kantonet me shkallë më të lartë të infeksionit për frymë kanë qenë: Gjeneva, Jura, Valais, Fribourg, Zug, Vaud, Cyrih, Schwyz, Uri dhe Aargau, sipas korona-data.ch.
Për muaj të tërë Gjeneva dhe Jura kanë udhëhequr listën me normat më të larta të infeksionit në Zvicër.
Sidoqftë, përkundër të prekurve, të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në Zvicër është rritur dukshëm në këto ditët e fundit. Gjatë kësaj jave, në Zvicër janë raportuar se numri i shërimeve ka arritur në 601,958 persona.
Nga ana tjetër, ky shtet tani ka 57,953 raste aktive që janë duke i trajtuar dhe shëruar nga organet shëndetësore zvicerane, ndërkohë që 212 persona prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.
Duke qenë se shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi, shkruan albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe në Zvicër, tema qendrore e numrit më të ri të revistës albinfo.ch Numri më i ri i revistës albinfo.ch, i cili nga sot është në duart e lexuesve,...
-
Itali
Arrestohet shqiptari në Itali, kishte mbi 1 kg kokainë në makinë
-
Panairi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, bashkon më shumë se 100 shoqata në Nju-Jork
-
Një shqiptaro-zvicerane ambicioze, në Kancelarinë Federale të Zvicrës
-
Thun
Jehon kënga e vallja shqipe në sheshin e qytetit Thun
Jeta në Austri
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri Austria sheh rritje të papunësisë ndërsa ekonomia dobësohet, foshnja e vogël lëndohet pas rënies nga dritarja...
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?
-
Lajmet kryesore të Austrisë për këtë të enjte