Kosova
Qytetari që bëri peticionin për njohjen e Kosovës nga Netflix: U kam telefonuar çdo natë
Një peticion online bëri që Kosova të hyjë në këtë listë. Ishte qytetari, Sovran Hoti, i cili e mori iniciativën, për të cilin thotë se nuk ishte vështirë të realizohej
Kur qytetarët e Kosovës hynin në Netflix, vendndodhja e tyre dukej sikur të ishin në Serbi, edhe pse ata e përdornin këtë platformë nga Republika e Kosovës.
Por, më 28 prill, Netflix vendosi që ta njoh Kosovën, duke e shtuar kështu edhe prefix-in e saj në listën e vendeve me linjën e tyre telefonike.
Netflix është kompani amerikane.
Një peticion online bëri që Kosova të hyjë në këtë listë. Ishte qytetari, Sovran Hoti, i cili e mori iniciativën, për të cilin thotë se nuk ishte vështirë të realizohet.
“Mbështetja ka qenë e madhe dhe masive dhe njerëzit përgjithësisht menjëherë janë kyçur dhe më kanë mbështetur në këtë iniciativë”, tregon ai.
Hoti, i cili tha se ka filluar punën para dy muajsh, tregon se sa shpesh ka komiunikuar në telefon me përfaqësuesit e Netflix.
“I kam thirrur për çdo natë dhe ju kam shpjeguar çështjen time dhe këtë iniciativë”, tregon ai.
“Kur kam folur herën e fundit me njërin nga agjentet e tyre te sektorit ndihmues, më patën thënë se kjo do të bëhet por vetëm nuk dihet se kur”, është shprehur Hoti për Albanian Post, përcjell Albinfo.ch.
Kështu më 28 prill, Netflix pranoi Kosovën si shtet.
Kosova shpalli Pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008. Propaganda nga Serbia për të minuar Kosovën në arenën ndërkombëtare vazhdon edhe në botën virtuale.
E-Diaspora
-
Publikohet agjenda e Sunny Hill Festival 2026, ja kush performon në secilën natë Organizatorët e Sunny Hill Festival kanë publikuar agjendën zyrtare të edicionit 2026, duke zbuluar artistët që... -
Vera e mërgatës në Viti: Zbulohet programi i “Ditëve të Diasporës 2026” -
SRF: FC Kosova Cyrih, klubi që u shndërrua në urë integrimi përmes futbollit -
Mediat zvicerane: Diaspora po e gjallëron jetën e natës në Prishtinë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë
Jeta në Austri
-
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër Danubi i Vjetër është një nga destinacionet më të njohura të larjes në Vjenë. Por vizitorët... -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave













