Të tjera
Ish-diplomati britanik: Serbia do ta japë Kosovën për Republikën Srpska – ky është plani!
"Boshnjakët nuk mund ta mbrojnë Bosnjë dhe Hercegovinën! Serbia do ta japë Kosovën për Republikën Srpska”
Ky është njëri nga pretendimet e Timothy Less, një ish-diplomat britanik në Bosnje e Hercegovinë, i cili ka treguar edhe “planin” se si do të mund të ndodhë një gjë e tillë, shkruajnë mediat boshnjake, transmeton Telegrafi, përcjell Albinfo.ch.
Në këtë drejtim ai ka përmendur një “konflikt të mundshëm” përreth Brçkos, Mostarit dhe Mitrovicës!
Siç ka thënë ai, tensionet do të mbesin derisa të ndryshohen kufijtë, dhe ai nuk parashikon luftë, por se sipas tij, gjithmonë ekziston rreziku.
“Tensionet do të mbesin derisa të ndryshojnë kufijtë! Unë nuk parashikoj luftë, por gjithmonë ekziston rreziku! Nëse ka dhunë, ajo do të vijë nga boshnjakët që mbrojnë BeH… Boshnjakët nuk kanë ushtri nëse sulmojnë Bosnjën dhe Hercegovinën. Serbët do të kenë një problem me Serbinë, ata do të humbin integritetin e tyre moral! Nëse serbët do të shkëputen, boshnjakët do të protestojnë, por ata nuk do të luftojnë për qëllimin e pamundur! Nëse Republika Srpska shkëputet, BeH do të gjendej në situatën që Serbia ka me Kosovën! Mali i Zi është një rast tjetër, unë nuk e shoh atë rrezik (atje)…”.
Ndërsa, duke komentuar “non-paper” që presidenti slloven, Janez Jansa pretendohet se i dha Presidentit të Këshillit Evropian, studiuesi i Qendrës Britanike për Gjeopolitikë dhe ish-diplomati Timothy Less ka thënë se sllovenët kanë interes për Ballkanin dhe ata e kuptojnë mentalitetin ballkanik.
“Ai dokument erdhi nga zyra e Janez Jansha! Sllovenët kanë interes për Ballkanin, ata e kuptojnë strukturën mendore ballkanike! Evropa duhet të marrë iniciativën nëse Ballkani do të riorganizohet! Ata vendosën të fillojnë mekanizmin përmes ‘Non paper’”.
Sidoqoftë, sipas ish-diplomatit britanik të cilin mediat në BeH e quajnë edhe kontrovers, “Non paper” nuk do të zbatohet ndërsa Joe Biden është në pushtet.
“Sllovenët vendosën të provojnë reagimin ndërkombëtar me këtë non-paper!”, vlerëson ndër tjerash Less.
Timothy Less ka parashikuar gjithashtu se Serbia do të rreshtohej me Rusinë nëse Republika Srpska bashkohet me Serbinë dhe kjo do të krijonte një shtet më të fortë pro-rus në Ballkan i cili nuk është në interes të SHBA-së.
“Bashkimi i Serbisë dhe RS do të ishte një lloj marrëveshje midis Serbisë dhe SHBA-së, ku Uashingtoni do t’i vendoste çmimin! Serbia do të pranojë humbjen e Kosovës, nëse merr RS në këmbim”, mendon Less, për të cilën gjë thotë se bëhet fjalë për një plan afatgjatë.
“Serbia humbi momentin e saj, ajo kishte mundësinë nën administrimin e (Donald) Trump, koha ka skaduar! Asgjë nuk do të ndodhë për katër vitet e ardhshme!”, ka thënë ndër tjerash Timothy Less.
Të tjera nga Të tjera
E-Diaspora
-
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare Talenti me rrënjë shqiptare vazhdon ngjitjen në arenën ndërkombëtare të boksit, duke fituar titullin prestigjioz në... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA
Jeta në Austri
-
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë Shkalla e kalueshmërisë së provimeve të integrimit A2 dhe B1 në Austri ka rënë nën 50%.... -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë













