Kosova
AKB: Kosovarët shpenzuan 10 milionë euro gjatë fundjavës në Shqipëri
Aleanca Kosovare e Bizneseve ka bërë të ditur se nga një hulumtim që ka kryer nga data 9-12 prill, 30 mijë kosovarë e kanë lëshuar vendin dhe kanë shkuar në Shqipëri, të cilët shpenzuar rreth 100 euro në ditë.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se në Shqipëri për gjatë vikendit kosovarët shpenzuan 10 milionë euro në Shqipëri.
Shahini ka thënë se AKB ka realizuar studim nga data 9 deri me 12 prill se sa qytetarë kaluan vikendin në Shqipëri, pasi që masat janë në fuqi.
“Për këto 4 ditë Kosovën e kanë lëshuar 30 mijë qytetarë biznesmenë, politikanë, sportistë, zyrtarë shtetërorë që kaluan në Durrës, Tiranë, duke shpenzuar rreth 100 euro në ditë, përfshirë akomodimin, pijet, transportin, taksa rrugore. Por këto do të jenë shumë më të larta, sepse në këto vizita relakusese nuk kursehet”.
“AKB ka vlerësuar se kosovarët shpenzuan 10 milionë euro për vikend në Shqipëri, pasi qeveria mbylli qendrat tregtare, hotelet dhe kafiteritë. 90% i shpenzojnë gjithë kapitalin kur kosovarët dalin jashtë. Vetëm 5 % e vizitorëve nga Shqipëria kthehen dhe vizitojnë Kosovën kundrejt atyre që shkojnë nga Kosova. Në këtë vikend nuk ka pasur vizitorë në Kosovë për shkak të masave”, tha ai.
Shahini ka rekomanduar Qeverisë që pas datës 18 prill të lejohet puna e plotë e bizneseve.
“Prandaj AKB rekomandon qeverinë që sa më shpejt pas datës 18 të kthejë jetën në normalitet, duke zbatuar masa për kontroll, por jo masa rigoroze. AKB është e shqetësua për përkeqësimin ekonomik në vend që është duke u thelluar. Ai u bëri thirrje institucioneve për të siguruar vaksinën”, tha Shahini, shkrujanë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













