Lajme
Anri Sala eksploron raportin mes muzikës, hapësirës, arkitekturës dhe shpirtit njerëzor
“Time No Longer" titullohet vepra më e fundit e artistit, frymëzuar nga astronauti dhe saksofonisti afroamerikan Ronald McNair, i cili në vitin 1986 tentoi të regjistronte muzikë në hapësirë
Artisti shqiptar, Anri Sala, ka hapur një instalacion në Bayou Buffalo Park Cistern, Houston, i cili do të jetë i hapur deri më 12 dhjetor 2021. “Time No Longer” titullohet vepra më e fundit e artistit, frymëzuar nga astronauti dhe saksofonisti afroamerikan Ronald McNair, i cili në vitin 1986 tentoi të regjistronte muzikë në hapësirë, transmeton albinfo.ch.

Anri punon dhe jeton në Berlin. Ai ka përfunduar studimet në Akademinë e Arteve të Tiranës, për video në Shkollën e Arteve Dekorative të Parisit, si edhe regjisurë në Le Fresnoy-Studio National des Arts Contemporains, Tourcoing.

Ka marrë pjesë në shumë aktivitete të rëndësishme ndërkombëtare, si dhe është gjithashtu fitues i një sërë çmimesh prestigjioze ndërkombëtare. /Albinfo.ch

Për më shumë https://www.wallpaper.com/art/anri-sala-time-no-longer-buffalo-bayou-park-cistern-houston?fbclid=IwAR3NH9nqJFLqMx_dHF-Aa73_vNPctMpT_AHqmoSzowQ3y2zfRoXObp1Lx-Y
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











