Maqedonia
Nis vaksinimi masiv në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut sot ka nisur vaksinimi masiv kundër koronavirusit.
Imunizimi ka nisur me 24 mijë dozat e vaksinës AstraZeneca, të cilat të dielën arritën në Shkup përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Vaksinimi po zhvillohen në Shkup dhe në nëntë qytete të tjera.
Të drejtën e vaksinimit në këtë fazë e kanë personat mbi moshën 77 vjeç, të cilët për orarin e vaksinimit po njoftohet përmes mjekut familjar.
Ministria e Shëndetësisë fillimisht kishte njoftuar se nga këto doza, rreth katër mijë do të jepen për disa kategori tjera që janë të rrezikuar në vendet e punës si, policë, ushtarakë, zjarrfikës, gazetarë, edukatore në kopshte, shoferë autobusi dhe punonjës në gjyqe, por të martën në mbrëmje, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se vaksinimi me AstraZeneca do të bëhet vetëm për personat të moshës mbi 60 vjeç.
“Pas dy raporteve që morëm nga Kanadaja dhe Gjermania, ne vendosëm që të ndiqnim rekomandimet e tyre dhe të mos vaksinonim persona nën moshën 60 vjeç me Astra Zeneka. Sigurisht që nesër do të fillojmë të vaksinojmë qytetarë të moshuar, mbi moshën 77 vjeç”, ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Përmes vakcinacija.mk kanë aplikuar mbi 117 mijë qytetarë të interesuar për vaksinim. Zyrtarët shëndetësorë kanë njoftuar se 76,000 doza shtesë të vaksinës COVID-19 do të mbërrijnë deri në fund të prillit./TCH
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














