Lajme
Flet mikrobiologia kosovare që u vaksinua në Kukës
Kolegët e mi pas marrjes së vaksinës patën simptoma
Më 20 mars, mikrobiologia nga Kosova, Donjeta Pllana-Hajdari, ka marrë vaksinën kundër Covid-19 në Kukës.
Ajo tregoi që pas marrjes së vaksinës nuk ka pasur alergji, por vetëm dhimbje në pjesën e krahut ku është marrë vaksina.
Por, ajo tha se kolegët e saj kanë pasur simptoma, si temperaturë, ethe e plogështi.
“Vetë personalisht s’kom pas alergji, vetëm dhimbje në pjesën e krahut ku është marrë vaksina. Ka pas kolegë tjerë që kanë pasë simptoma, temperaturë, ethe, plogështi, simpotma të lehta, por që kanë kaluar.
Pas marrjes së vaksinës, reaksioni mund të paraqitet menjëherë, simptomat e tjera janë të lehta dhe largohen për rreth 24 orë”.
Mikrobiologia tregoi të gjithë procesin deri te vaksinimi, teksa shtoi që edhe dozën e dytë do ta marrin në Kukës.
“Unë e kom marrë vaksinën më 20 mars, në grupin e parë të punëtorëve shëndetësorë. Organizim fantastik, meqenëse i gjithë procesi ka përfundu për rreth 1 orë. Atje na kanë prit punëtorët shëndetësorë. Na kanë marrë historikun shëndetësor, pastaj është bërë rënditja dhe menjëherë jemi vaksinuar, kemi qëndruar 25-30 minuta për ndonjë proces të mundshëm alergjik që ka mund me u paraqit. Vaksinimi ështe metoda më efikase që na mbron. S’kom hezitu me marrë, jam gëzu shumë, i ftoj të gjithë që ta marrin vaksinën”.
“Dozën e parë në Kukës, dozën e dytë pas 4-12 javësh, neve na është thënë që dozën e dytë duhet ta marrim në Kukës”, u shpreh ajo, raportojnë mediat kosovare, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës "Nënë Tereza mbetet një urë bashkimi, një krenari e përbashkët e popullit shqiptar dhe një dhuratë... -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












