Lajme
Kompanitë e sigurimeve mbështesin qeverinë në fushatën e vaksinimit
"Paratë nuk kanë rëndësi", citohet të ketë thënë Mario Greco, shef ekzekutiv i kompanisë Zürich Versicherung
Për të siguruar që fushata federale e vaksinimit të përparojë sa më shpejt, kompania e sigurimeve”Zürich Versicherung” dëshiron të ofrojë mbështetjeen e saj, shkruan srf.ch.
Kjo mbështetje mendohet të bëhet duke vaksinuar të gjithë 6100 punonjësit e kompanisë, përfshirë edhe familjarët e tyre, transmeton albinfo.ch. Në këtë mënyrë do të arrihej një numër prej rreth 15,000 njerëzish të vaksinuar.
Kjo është raportuar nga “Blick” të Shtunën. “Paratë nuk kanë rëndësi”, citohet të ketë thënë Mario Greco, shef ekzekutiv i kompanisë.
“Ajo që ka rëndësi tani është ofrimi i ndihmës dhe mposhtja e pandemisë. Njerëzit kanë përjetuar mjaft mbyllje, kufizime dhe punë nga shtëpia”.
Sipas këtij njoftimi, Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) u referohet kantoneve që janë përgjegjëse për zbatimin e strategjisë së vaksinimit, përcjell albinfo.ch. Një kompani tjetër sigurimesh, Axa, tashmë i është drejtuar Kantonit të Cyrihut me një ide të ngjashme.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve














